Konfindustria kërkon ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve. Të lehtësohen qytetarët nga çmimi i lartë i naftës - Business Magazine Albania

Konfindustria kërkon ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve. Të lehtësohen qytetarët nga çmimi i lartë i naftës

Entit Rregullator të Karburanteve

Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike të krijojë sa më shpejt Entin Rregullator të Karburanteve/ERRK, për të lehtësuar biznesin dhe qytetarët nga pasojat e rënda ekonomike të krizave të përsëritura të naftës.

“ERRK duhet të ndërtohet dhe funksionojë sipas shembullit të vendeve të tjera të rajonit, që sot e kanë çmimin deri 30-40% më të ulët dhe cilësinë mjaft më të mirë sesa Shqipëria. ERRK shërben edhe si garantues i suksesit të politikave fiskale mbrojtëse. Politikat ekzekutive dhe agjencitë rregullatore në tregun e karburanteve kanë dështuar plotësisht në mbrojtje të interesit publik dhe kanë lejuar praninë e grupimeve me shenja të qarta të tipit kartel dhe oligopol me shenja të korrupsionit “kapje të shtetit”, thuhet në njoftim.

Pasojat e keqndërtimit të tregut të kartel të karburanteve janë shkatërruese në afatgjatë për ekonominë, biznesin dhe qytëtarët. Rritja e çmimit të karburanteve dhe energjisë, i filluar nga muaji Shtator 2021 dhe në vazhdim, është shkaku kyesor i tejkalimit të inflacionit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë në mbi 3.8%, çmimeve të shportës bazë, rritjes së kostove të bizneseve me rrezik deri në falimentim dhe goditje të fuqisë konkuruese të ekonomisë kombëtare.

Gjatë muajit shkurt 2022 çmimi i naftës në tregun shqiptar arriti në nivelet më të larta historike dhe me kahje në rritje të mëtejshme, nëse nuk merren politikat mbrojtëse.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0