Konfindustria: FMN e vonuar me kritikat e saj ndaj projektit “1 miliard” - Business Magazine Albania

Konfindustria: FMN e vonuar me kritikat e saj ndaj projektit “1 miliard”


Kritikat e Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për projektin e ashtuquajtuar “1 miliard euro” shpallur nga ekzekutivi shqiptar, janë të vonuara sipas Konfindustrisë. Përmes një njoftimi për shtyp, përfaqësia e biznesit, e vlerëson qëndrimin e FMN, por thekson se Qeveria shqiptare, me miratimin e 2 projekteve të para me vlerë afërsisht 500 milionë euro, që do të financohen me skemën e PPP/partneritetit publik privat, i ka vënë institucionet ndërkombëtare përballë “faktit të kryer”.

Lexoni: Projekti 1 mld Euro, FMN: Pezulloni koncesionet. Ndal propozimeve nga privatët

Konfindustria vlerëson, se ndërhyrja e FMN-së në rolin e saj zyrtar si këshillues zyrtar i qeverisë për qëndrueshmërinë e treguesve makroekonomikë të vendit në afatgjatë, duhet të ishte shprehur në mënyrë shumë më të qartë dhe pikërisht në kohën e shpalljes të strategjisë “1 miliard euro” pothuaj 1 vit më parë. “Vonesa në kohë e ndërhyrjes së FMN në rastin në fjalë mund të krahasohet vetëm me rolin e saj në ngjarjet tragjike të piramidave financiare të viteve 90 të shekullit të kaluar”, vëren administrator i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku.

Mungesat në strategjinë “1 miliard euro” të procedurave të qarta ligjore të përzgjedhjes së:- projekteve të përfshira në skemën PPP sipas parimit kosto-përfitim, – të paracaktimit të kompanive fituese me parimin e propozimit të “pakërkuar”, – të garancive të burimeve financiare të kompanive fituese, – kontrollit cilësor të zbatimit të projekteve, etj. mbartin rrezikun e efektivitetit të ulët financiar, subjektivizmit dhe korrupsionit, sipas Buxhukut.  Konfindustria vlerëson se, projektet e mësipërme mund të sigurojnë një rritje ekonomike të përkohshme dhe të paqëndrueshme, që rrezikojnë të prodhojnë pasoja për biznesin e ndershem, buxhetin e shtetit dhe mirëqënien e qytetarëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0