Konferenca e 7-të e Infocom Albania 2016 - Business Magazine Albania

Konferenca e 7-të e Infocom Albania 2016


Dita e parë e Forumit të 7-të të Komunikimeve Elektronike Infocom Albania u mbyll me sukses. Ajo iu dedikua teknologjive të rrjetit fiks dhe wireless të cilat ndihmojnë Shërbimet e Komunikimeve dhe Informacionit të arrijnë më shumë njerëz dhe fusha më të gjëra të teknologjisë.

Është koha që Shqipëria të bëhet pjesë e “Axhendës Dixhitale 2020” dhe “Tregut të Bashkuar Dixhital”, të cilët janë në zhvillim. Por të gjitha shërbimet dhe politikat ICT bazohen në infrastrukturën e rrjetit e cila është shtylla kurrizore e ICT dhe rritja e shtrirja e saj ndikojnë dirket rritjen efiçiente në ekonomi, pasi përshpejton adoptimin e teknologjive të reja në biznese dhe shtëpi. Gjithashtu sjell mundësi të reja për vende pune në sektorё dhe fusha të cilat në të shkuarën nuk kanë qenë të aksesueshme.

Një hapësirë e gjërë në sesionin e hapjes iu kushtua politikave të Rregullimit të cilat duhet të ruajnë një ekuilibër midis aseteve në fuqi të një infrastrukture më të madhe dhe shmangies së një monopoli. Kjo do të thotë se rregullatori ka një rol vendimtar në mbrojtjen e konkurrencës, pa ndrydhjen e investimeve aktuale.

Mr. Antonis Tzorzakakis, pjesëtar i Shoqatës Europiane të Telekomunikimeve Konkurruese (ECTA), sugjeron se Operatorët Alternativë mund të punojnë bashkë me operatorët lokalë për të bashkë-investuar dhe shpërndarë Infrastrukturat e Rrjeteve të Gjeneratës së Re.

Një nga temat kryesore ishte gjithashtu edhe rreth Cloud Computing. Cloud Computing ka provuar tashmë në praktikë dhe në terma ekonomikë po ashtu, se është më shumë se një mjet më i thjeshtë për “reduktimin e kostove”. Ajo është parë gjithashtu edhe si një platformë globale për të nxitur sektorët e bizneseve në përqasje të reja inovative.

Dhe së fundmi, në sesionin që pasoi, spikerat vunë theksin te implementimet e “Internet of Things”. Thelbi kryesor i të gjitha prezantimeve ishte se sa më shumë të ndërlidhur të jenë sistemet, aq më shumë ndërveprueshmëri mund të zhvillohet dhe shërbime të reja të implementohen si, kontrolli i konsumit të energjisë, menaxhimi i trafikut të inteligjencës, aplikimet e shëndetit, operacionet e ndërtimit dhe infrastrukturës.

 

/Infocom Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0