Konçesionarja e TVSH-së, si do të shpërblehet privati?

Konçesionarja e TVSH-së, si do të shpërblehet privati?


Koncesioni për administrimin e mbledhjes së TVSH-së do të jetë 10-vjeçar. Sipas Ministrisë së Financave privati, që do të fitojë në tender, do të investojë fillimisht 9.57 milionë euro për ngritjen e sistemit të posaçëm kompjuterik dhe do të paguajë 8.2 milionë euro çdo vit si kosto operative për mbajtjen e tij.

Por si do të shpërblehet ai?
Sipas ministrisë, formula financiare parashikon që kompania private fillon e merr shpërblim vetëm nëse të ardhurat nga TVSH e brendshme do të rriten më shumë se 11 për qind krahasuar me një vit më parë. Nëse nuk rriten mbi këtë nivel atëherë shteti i paguan kompanisë private vetëm 10 për qind të investimit ose 950 mijë euro në vit.

Shifra prej 11 për qind që është caktuar si kufi për rritjen e të ardhurave është nga rritja mesatare e të ardhurave të TVSH-së së brendshme në 17 vitet e fundit. Pra, sipas qeverisë meqënëse vetë shteti ka arritur që vit për vit të rrisë me 11 për qind mesatarisht të ardhurat nga TVSH e brendshme, që privati të marrë shpërblim duhet ti rrisë të ardhurat më shumë se kjo shifër.

Aktualisht të ardhurat nga TVSH e brendshme, e cila mblidhet nga tatimet, janë rreth 30 miliardë lekë. Kjo do të thotë se për të marrë pagesë, konçesionari privat duhet t’i rrisë ato mbi 33.3 miliardë në vitin pasardhës dhe kështu me radhë për çdo vit. Por si llogaritet shpërblimi?

Formula bazohet mbi nivelin e rritjes së të ardhurave, ku rritja 11 për qind konsiderohet si zero. Nëse rritja e të ardhurave do të variojë nga 11 deri në 15 për qind, privati merr 90 për për qind të saj. Nëse ajo varion nga 15 në 17 për qind, atëherë privati merr 6.5 lekë në cdo 10 lekë ndërsa shteti 3.5 lekë dhe kështu me radhë sa më e madhe rritja aq më shumë ulet përqindja që merr privati.

Ky është konçesioni i disatë në fushën e shërbimeve fiskale. Ai u propozua nga një kompani me qendër në Hong Kong që quhet Em Pos. Ideja u quajt e vlefshme nga Ministria e Financave, e cila pretendon se i ka ndryshuar krejtësisht kushtet e konçesionit për të rritur përfitimet e qytetarëve.

Skema parashikon që privati të ngrejë sistemin e posacëm kompjuterik dhe të administrojë pjesën inteligjente të tij, ndërsa mbledhja e të ardhurave në terren do të vazhdojë të kryhet nga punonjësit e tatimeve.

 

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0