Koncepti i ri i superjahtit mund të jetë e ardhmja e lundrimit luksoz - Business Magazine Albania

Koncepti i ri i superjahtit mund të jetë e ardhmja e lundrimit luksoz

Koncepti i një jahti për të cilin po punohet prej 20 vitesh është cilësuar si modeli që do të ndryshojë përgjithmonë lundrimin luksoz sipas projektuesve të tij.

Superjahti i quajtur “Escalade” do të jetë 25 metra i gjatë dhe ka një formë të veçantë, ku janë përfshirë dizajni i një katamarani me atë të një varke tradicionale, për të krijuar një mjet hibrid, që lejon projektuesin të krijojë të paktën 30% hapësirë më shumë në të njëjtën sipërfaqe.

“Escalade” lundron me një shpejtësi prej 42 nyejsh (77 km/h) dhe falë formës së veçantë të lejon të shijosh pamjen nga jashtë pa vuajtur lëkundjet e dallgëve. Në brendësi, jahti ka një sallon të madh me kuzhinë, me dysheme prej mermeri. Jahti ka 4 dhoma gjumi, një ekran gjigant kinemaje, disa pjesë për të marrë rreze dhe një garazh për një varkë të vogël dhe motorë uji, si dhe një xhakuzi.

Pas përfundimit të dizajnit, kompania Anwigema ka nisur punën për ndërtimin e tij në vitin 2019 dhe ka deklaruar se ai mund të jetë gati për lundrim për më pak se një vit.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0