Komuniteti Virtual XOR mbledh më 1 Shkurt të pasionuarit e sigurisë në Sfidën Kibernetike #XORCTF7E4

Komuniteti Virtual XOR mbledh më 1 Shkurt të pasionuarit e sigurisë në Sfidën Kibernetike #XORCTF7E4


Dedikuar të gjithë individë të pasionuar pas sfidave CTF, gjuetarëve të shpërblimeve të sigurisë, testuesve dhe ekspertëve, të cilët vënë njohuritë e tyre në shërbim të përmirësimit të sigurisë, Sfida Kibernetike #XORCTF7E4 organizuar nga Komuniteti Virtual XOR do të organizohet më 1 Shkurt 2020.

XOR është një komunitet virtual i themeluar, që aftësitë dhe përvojat e ekspertëve t’i përkthejnë në të mirë të komunitetit. Në vazhdën e këtij misioni organizohet edhe Sfida Kibernetike #XORCTF7E4 e cila do të shohë disa sfida të ndryshme nga më të lehtat tek më të avancuarat. XOR ofron disa produkte dhe të gjitha janë falas me ndihmën e sponsorëve dhe partnerëve si: Sandbox për analiza automatike te maluerit, C2 Tracker, Threat Feed platform / SOC Platform dhe CTF.

Lexo: Albanian Cyber Security, komuniteti fokusuar sigurisë kibernetike, sjell tutoriale në gjuhën shqipe

Kjo garë është e hapur për këdo që posedon sadopak talent, pasion e vullnet për të identifikuar probleme sigurie. Sfida i përkasin fushave të  webit, forensikës, programimit, steganografisë dhe boot2root.

E Shtuna e datës 1 Shkurt nga ora 10:00 deri 18:00 në CyberSpace do të bashkojë më të mirës e fushës së sigurisë kibernetike.  Të gjithë ata që janë të interesuar për t’u bërë pjesë e saj, ftohen nga XOR të kontaktojnë përmes adresës së e-mail-it community@xor.al, ku edhe mund të marrin informacione më të detajuara. Në ditët në vijim XOR do të publikojë më shumë detaje rreth çmimeve, që do të ndahen për tre vendet e para fituese.

Më shumë informacion mund të gjeni edhe në website www.xor.al, ku nuk mund të mungojnë edhe analizat e sigurisë realizuar nga ky komunitet.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0