Kompanitë rrezikojnë gjoba deri në 15 milionë euro,nëse nuk respektojnë projektligjin e BE - Business Magazine Albania

Kompanitë rrezikojnë gjoba deri në 15 milionë euro,nëse nuk respektojnë projektligjin e BE

Kompanitë rrezikojnë gjoba deri në 15 milionë euro, apo deri në 2.5% të xhiros globale totale, nëse nuk respektojnë projektligjin e propozuar nga Komisioni Europian – i njohur si Cyber Resilience Act

Nga laptopët te frigoriferët e deri tek aplikacionet celulare, pajisjet inteligjente të lidhura me internetin duhet të vlerësohen për rreziqet e tyre të sigurisë informatike, sipas një projektrregulloreje të Bashkimit Europian, e njoftuar të enjten, në mes të rritjes së shqetësimeve për një sërë sulmesh informatike.

Kompanitë rrezikojnë gjoba deri në 15 milionë euro (15 milionë dollarë), apo deri në 2.5% të xhiros globale totale, nëse nuk respektojnë projektligjin e propozuar nga Komisioni Europian – i njohur si Cyber Resilience Act, i cili u kërkon prodhuesve të zgjidhin çdo problem të identifikuar.

Sipas ekzekutivit të BE-së, kompanitë mund të kursejnë deri në 290 miliardë euro në vit në rast të incidenteve informatike, kundrejt kostove të pajtueshmërisë prej rreth 29 miliardë eurosh.

Në vitet e fundit, një seri incidentesh të profilit të lartë, ku hakerët kanë dëmtuar bizneset dhe u kanë kërkuar shpërblime të mëdha, kanë rritur shqetësimet në lidhje me dobësitë në sistemet operative, të pajisjeve të rrjetit dhe software.

“Ligji do të vendosë përgjegjësinë në vendin e vet, pra tek ata që nxjerrin produkte në treg”, – tha në një deklaratë, drejtuesja dixhitale e BE-së, Margrethe Vestager.

Prodhuesit do të duhet të vlerësojnë rreziqet e sigurisë kibernetike të produkteve të tyre dhe të marrin masat e duhura për të zgjidhur problemet në një periudhë prej pesë vjetësh, ose gjatë jetëgjatësisë së parashikuar të produktit.Lexo: BE do të sigurojë një instrument të ri për raste emergjence kundër krizave

Kompanitë duhet të njoftojnë Agjencinë Europiane për Sigurinë Informatike ENISA për çdo incident brenda 24 orëve kur vihen në dijeni dhe të marrin masa për t’i zgjidhur. Importuesit dhe distributorët do të duhet të verifikojnë nëse produktet janë në përputhje me rregulloret e BE-së.

Computer & Communications Industry Association (CCIA Europe) paralajmëroi se burokracia në procesin e miratimit mund të pengojë zhvillimin e teknologjive dhe shërbimeve të reja në Europë.

“Rregulloret e reja duhet të njohin, në fakt, standardet e pranuara në nivel global dhe të lehtësojnë bashkëpunimin me partnerë tregtarë të besuar, për të shmangur kërkesat e dyfishta”, deklaroi drejtori i Politikave Publike, Alexandre Roure.

Nëse kompanitë nuk respektojnë rregulloret e BE-së, autoritetet kombëtare të mbikëqyrjes mund të ndalojnë, ose të kufizojnë shitjen e një pajisje në tregjet kombëtare. Projektligji duhet të miratohet nga vendet dhe ligjvënësit e BE-së para se të hyjë në fuqi si ligj. Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0