Komiteti për drejtësi vendos për liberalizimin e vizave për Kosovën - Business Magazine Albania

Komiteti për drejtësi vendos për liberalizimin e vizave për Kosovën


Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE), i Parlamentit Evropian pritet që këtë të hënë pasdite vonë të votojë për liberalizim të vizave për Kosovën, një hap përpara se Parlamenti Evropian të vendosë nëse qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së. Përmes kundërshtimesh të një numri vendesh anëtare të BE-së, që edhe e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, LIBE pritet që të votojë dhe një rezultat i pafavorshëm do të shtynte të gjitha proceset për Kosovën për një periudhë të pacaktuar.

Kundërshtimet në BE ndaj Kosovës janë shtuar pas pezullimit të votimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, por në veçanti ato janë të theksuara për shkak të, siç thuhet, “mungesës së rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të lartë” dhe forcimit të sundimit të ligjit, që do të ndalonte migrimin ilegal.

Dy raportueset e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe për liberalizim të vizave, Ulrike Lunacek dhe Tanja Fajon, e cilësuan dështimin e Kuvendit të Kosovës për ratifikim të marrëveshjes me Malin e Zi, në fillim të shtatorit, si “për keqardhje” por kanë nënvizuar se votimi në LIBE do të procedohet pavarësisht. Të dy raportueset kërkuan nga Kosova që të përmbushë obligimet e saj sa më parë, përfshirë demarkacionin me Malin e Zi.

Një Komitet për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian me një rezultat shumë të ngushtë ka nxjerrë në fillim të korrikut një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën, megjithë kundërshtimet për mos përmbushjen e dy kushteve të mbetura, posaçërisht atë të thellimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Votimi në Komitetin LIBE ishte menduar të bëhej në korrik të këtij viti, por u shty për 5 shtator, me shpresën se politikanët e Kosovës do të arrijnë një pajtueshmëri për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Votimi në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen që ka ngjallur një varg kundërshtimesh të opozitës, u pezullua, meqë qeveria e Kosovës e tërhoqi projektligjin e saj me arsyetimin e “mungesës së kushteve”.

Në rrugë qindra protestues, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, thanë se do të kundërshtojnë në vazhdimësi marrëveshjen që konsiderohej si e dëmshme për Kosovën. Megjithëse demarkacioni i kufirit me Malin e Zi u vendos si kusht për një proces të rëndësishëm për qytetarët e vendit, udhëtimin e lirë pa viza në Evropë, udhëheqësit politik në vend nuk arritën një pajtueshmëri mes vete për ta ndihmuar këtë proces.

Kosova është vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor që nuk ka marrë liberalizimin e vizave, pavarësisht se udhëheqësit e institucioneve të vendit kanë paralajmëruar fundin e vitit si mundësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

Por, afateve kohore u ka dhënë fund komisionari i BE-së për politika të fqinjësisë dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, i cili i tha Radios “Evropa e Lirë” se çdo gjë “ende varet nga vendimet e Kosovës”, duke lënë të kuptohet se ky vit mund të mos jetë vit i liberalizimit të vizave. Ai tha se një standard nuk është përmbushur duke thënë se “ju takon kosovarëve që ta zgjidhin këtë”.

“Ky është një kusht që ne nuk mund ta tejkalojmë dhe tani varet nga ta. Nëse kjo zgjidhet ashtu siç duhet, atëherë do të ketë një raport pozitiv nga ana jonë, pra nga Komisioni. Pastaj i takon Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian të marrin vendime të nevojshme’, tha komisioneri Hahn.
Komisioni Evropian në fillim të muajit maj hapi rekomandimin e tij për liberalizim të vizave me Kosovën, duke theksuar dy kushtet e rëndësishme: demarkacionin me Malin e Zi dhe thellimin e luftës kundër korrupsionit.

Me tërheqjen e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë asnjë afat kohor se kur do ta riprocedojë në Kuvend sërish dhe nëse do të arrijë paraprakisht një marrëveshje me opozitën për këtë çështje.

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Një lider i mirë merr më shumë faj dhe më pak lavdi.”
— Arnold H. Glasow
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0