Komiteti i Vaksinimit rekomandon dozën e tretë, qeveria e gatshme të garantojë vaksinat ndaj Covid19 - Business Magazine Albania

Komiteti i Vaksinimit rekomandon dozën e tretë, qeveria e gatshme të garantojë vaksinat ndaj Covid19

Komiteti i Vaksinimit

Qeveria shqiptare duket e gatshme të garantojë vaksinat për dozën e tretë, bazuar në rekomandimin e ekspertëve. Deklarata është bërë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pas rekomandimit të Komitetit të Vaksinimit për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës për COVID-19 te personat mbi 60 vjeç.

“Është mbledhur Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit të cilët kanë rekomanduar realizimin apo vendosjen në protokolle të dozës së tretë ose doza ‘booster’ siç quhet ndryshe. Kanë rekomanduar gjithashtu edhe uljen e fashës së grupmoshës për vaksinimin +16 vjeç dhe kanë diskutuar dhe rekomanduar gjithashtu dhe vaksinimin +12 vjeç, por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore. Këto rekomandime do të diskutohen ditën e nesërme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve”, u shpreh Ministrja.

Manastirliu foli edhe për ecurinë e vaksinimit te studentët, duke theksuar se është përgjegjësi e universiteteve t’i kontrollojnë. “Në çdo universitetet kemi vendosur ekipe për vaksinat. Sigurisht universitetet kanë përgjegjësi për organizimin dhe kontrollin nëse studentët janë vaksinuar. Por besoj bashkërisht, kemi përgjegjesi që të sensibilizojmë sa më shumë studentë. Jam e sigurtë që numri i studentëve të vaksinuar do të rritet”.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, janë kryer 1,842,661 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 860,194 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës. Ndërkaq, me marrëveshjen e re të nënshkruar së fundmi pritet që brenda vitit të mbërrijnë në vendin tonë 500 mijë doza të vaksinës Pfizer, duke rritur disponibilitetin e vaksinës për qytetarët.

Lexoni: YouTube bllokon të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0