Kjo është makina “e blinduar” e Mercedes-Benz - Business Magazine Albania

Kjo është makina “e blinduar” e Mercedes-Benz


Mercedes ka prezantuar veturën e fundit të blinduar e cila konsiderohet si një bunker sa i përket sigurisë që ajo ofron.

Veturat e blinduara janë të nevojshme për shumë njerëz të famshëm dhe me ndikim, por jo të gjitha ofrojnë mbrojtjen e duhur.

Ky është modeli i ri Mercedes-Maybach S 600 Pullman Guard i cili ofron siguri të lartë dhe komfort të jashtëzakonshëm. Kjo veturë mund të konsiderohet po aq e sigurt sa limuzinat e presidentëve Obama dhe Putin.

Kjo limuzinë është masive me gjatësi prej 6.55 metra dhe peshon 4,600kg. Motori është V12 me turbo të dyfishtë me 530kf.

Sa i përket sigurisë kjo limuzinë është e çertifikuar me klasin VR9 për rezistencë dhe statusin ERV 10 për mbrojtje nga shpërthimet.

Këto janë çertifikimet më të larta të sigurisë dhe brenda kësaj fortese jeni të sigurt se do të largoheni nga një sulm i befasishëm pa u lënduar qoftë ai sulm me armë zjarri, eksplozive apo sulme kimike.

kjo-është-makina-e-blinduar-e-Mercedes-Benz-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi: lajmifundit.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0