Kina kryeson me ecurinë në teknologjinë 5G » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 28/08/2019

Kina kryeson me ecurinë në teknologjinë 5G

Share
nga Admin
Gus 28, 2019
Business Magazine Albania constitutes an online periodical publication of business related articles. It is the first of
lexo me teper >

Kina lë prapa SHBA-në në rrugëtimin 5G pavarësisht luftës tregtare dhe futjes së Huawei në listën e zëzë. Operatorët e telefonisë mobile në Kinë po ecin përpara në sigurimin e valëve ajrore të lira dhe pajisjesve po ashtu të lira të teknologjisë së internetit 5G.

Me progresin që ka bërë në drejtim të teknologjisë 5G të internetit, Kina duket se po e fiton garën. Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit në Kinë ka theksuar se deri në fund të këtij viti, vendi do të instalojë 50 mijë stacione bazë në 50 qytete të ndryshme të vendit për këtë lloj teknologjie. Ministria ka aprovuar deri më tani edhe 7 licenca për operatorët për t`u pajisur me pajisjet e teknologjisë së re.

Lexo: Apple do të lançojë tre modele të reja të iPhone me 5G në vitin 2020

Parashikohet që vitin e ardhshëm, teknologjia në fjalë të futet në përdorim të gjerë. Sipas asaj që pretendojnë autoritetet kineze, dhe jo vetëm, interneti 5G do të ketë një shpejtësi mbresëlënëse. Sipas ekspertëve, shpejtësia do të tejkalojë edhe atë të mendimit të njeriut, duke bërë që të gjejë shtrirje në shumë sektorë.

“5G është një themel dhe katalizator për industritë e shpikjes”, tha Paul Lee, Shefi i zhillimit të teknologjisë, medias dhe telekomunikacionit në Deloitte Consulting në Mbretërinë e Bashkuar.

Scmp