Kina ka dërguar me sukses satelitin e parë në hapësirë që do të nisë testimet për teknologjinë 6G. Sateliti u ngrit së fundi nga qendra e kontrollit satelitor Tayian, në Provincën Shanxi.
Sateliti ka edhe pajisje monitoruese për fatkeqësitë natyrore që mund të shkatërrojnë kulturat bujqësore në Kinë dhe për parandalimin e zjarreve. Teknologjia 6G do të jetë rreth 100 herë më e shpejtë se ajo 5G dhe mund të arrijë të transmetojë të dhëna me shpejtësi deri në 10GB/S.
Ai përfshin përdorimin e valëve Terahertz me frekuencë të lartë për të arritur shpejtësi të transmetimit të të dhënave shumë herë më shpejt sesa rrjeti 5G.