Këto janë vendet më të shtenjta dhe më të lira të Evropës
Përditësuar së fundmi: 28/08/2018

Këto janë vendet më të shtrenjta dhe më të lira të Evropës

Share
nga Neada Muçaj
Gus 28, 2018

Niveli i çmimeve për të mirat dhe shërbimet ndyshon shumë në shtetet anëtare të BE.

Danimarka dhe Luksemburgu kanë patur çmimet më të larta gjatë vitit 2017 me 41% mbi mesataren e BE-së, të pasuara nga Suedia me 35 %, Irlanda 28 %, Finlanda 23 % dhe Mbretëria e Bashkuar 17 %. Ndërkohë, ndër vendet me çmimet më të ulëta renditet Bullgaria 56 %, Rumania 52 %, Polonia 47 % , Hungaria 42 % dhe Lituania 40 % .

Danimarka mban vendin e parë, si vendi me çmimet më të larta për restorantet dhe hotelet, ushqim, rekreacion dhe kulturë, transport dhe pajisje shtëpiake. Irlanda është një nga vendet anëtare më të shtrenjta përsa u përket pijeve alkoolike dhe duhanit, Luksemburgu për banesa, ujë, elektricitet dhe gaz, Greqia për shërbime telefonike dhe postare dhe Suedia për veshje dhe këpucë.

Kjo tabelë tregon nivelet e çmimeve në sektorë të ndryshëm dhe për Shqipërinë: Eurostat

/Eurostat

Subscribe në kanalin tonë në YouTube