Këto janë bashkitë në Shqipëri ku paguhesh më shumë dhe më pak - Business Magazine Albania

Këto janë bashkitë në Shqipëri ku paguhesh më shumë dhe më pak

 “Scan Intelligence Unit”, ndryshe nga analizat e tjera mbi pagën mesatare në vend, këtë herë ka sjellë për publikun një perceptim më të gjerë të statistikave, duke i trajtuar ato jo vetëm në nivel qarku, por gjithashtu dhe në nivel bashkie. Këto të dhëna janë marrë nga “Vjetari Rajonal 2021”, i cili është një botim që ofron krahasime të treguesve statistikorë më të rëndësishëm të vendit.

Sipas të dhënave, për vitin e pandemisë, paga mesatare mujore në Shqipëri është regjistruar në 53,662 lekë. Sipas grafikut të krijuar nga “Scan Intelligence Unit”, ku paraqitet paga mesatare mujore për qarqet e Shqipërisë, por edhe për Bashkitë, Tirana ka pagën mesatare mujore më të lartë.

Paga mesatare në Tiranë, në nivel bashkie gjatë vitit 2020, regjistrohet në 60,952 lekë. Bashkia Dropull, pjesë e qarkut të Gjirokastrës, është e dyta në renditje me pagën mesatare më të lartë pas Tiranës.

Paga për këtë bashki arrin në 55,983 lekë. Më pas ndjek Bashkia e Fierit me një pagë mesatare mesatare mujore bruto deri në 54,005 lekë dhe po ashtu një bashki e po këtij qarku, Patosi, me 49 478 lekë. Po cilat bashki renditen në fund të listës me pagën mesatare mujore më të ulët? Të dhënat tregojnë se Himara ka pagën mesatare bruto më të ulët nga të gjitha bashkitë e Republikës, me 32,266 lekë. Po ashtu, pagë e ulët regjistrohet dhe në bashki si Finiqi e Këlcyra me 37,988 lekë dhe 38,191 lekë respektivisht.

Lexo edhe:

Nëse do të flisinim vetëm në nivel qarku, Tirana dhe Gjirokastra regjistrojnë pagën më të lartë mesatare për vitin 2020, ndërsa qarqet me pagën më të ulët janë Shkodra e Lezha.

Po si paraqitet ky tregues krahasuar me vitin 2019-të? Për vitin 2020, paga mesatare krahasuar me vitin 2019-të është rritur me 2.4%. Referuar dhe grafikut, qarku i Gjirokastrës është qarku me rritjen më të madhe, ndjekur nga qarku i Shkodrës. Qarku i Kukësit regjistron rritjen më të ulët e ndërsa ai i Fierit ka pësuar ulje në nivelin e pagës mesatare bruto për vitin 2020, krahasuar me vitin 2019-të.

Ndryshimi vjetor në përqindje i pagës mesatare mujore bruto sipas qarkut, 2020

“Scan Intellignce Unit”, përpos të tjerave, ka analizuar të dhënat mbi pagën mesatare mujore edhe sipas gjinisë. Në këndvështrim të përgjithshëm janë meshkujt ata që kanë pagën më të lartë gjatë vitit 2020, pothuaj në të gjithë qarqet. Meshkujt kanë pagën më të lartë në qarkun e Tiranës, me 62,986 lekë dhe më të ulët në qarkun e Lezhës, me 42.349 lekë.

Po ashtu edhe femrat kanë pagën më të lartë në qarkun e Tiranës, me 58.309 lekë dhe më të ulët në qarkun e Lezhës, me 43.175 lekë. Në qarkun e Elbasanit, meshkujt paguhen më pak se femrat me rreth 5%. Po ashtu edhe dhe në qarkun e Lezhës, femrat kanë pagë mesatare më të lartë se meshkujt.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0