Këto 4 fraza magjike do ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë produkte apo shërbime duan klientët

Këto 4 fraza magjike do ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë produkte apo shërbime duan klientët


Keni menduar ndonjëherë se çfarë duan vërtetë klientët tuaj? Brian D. Evans, sipërmarrës dhe CEO i firmës së marketingut Evani Ads dhe autor i blogut të sipërmarrjes, Lions Brain, zbuloi kohët e fundit atë që ai e quan katër “Fjalë Sekrete“, të cilat pretendon se do t’ju lejojnë të ndërtoni një biznes milionë dollarësh.

Filloni duke vizituar faqet e internetit dhe platformat e mediave sociale më të rëndësishme për produktin ose shërbimin tuaj. Këto mund të jenë Yelp, Amazon, ose faqe të tjera, ose mund të jetë edhe një grup lokal në Facebook. Nëse kompania juaj është business-to-busienss (B2B), kjo metodë mund të jetë më pak efektive, por përpiquni të vizitoni çdo forum në internet ose faqet e review-ve ku klientët tuaj dhe klientët potencialë diskutojnë për produktet.

Kudo që të shkoni, shikoni për shprehjet e mëposhtme:

  1. E dashuroj … Kjo do t’ju ndihmojë më së shumti kur zbatohet për një produkt apo karakteristikë të produktit që është vlerësuar me të vërtetë.
  2. Vetëm nëse… Shprehja “Vetëm nëse” do ta bëjë shumë të qartë se çfarë mungon në produktin ose shërbimin tuaj.
  3. Urrej … Kushtoji vëmendje të veçantë këtyre komenteve që, siç tregon Evans, “urrejtja” është një ndjenjë shumë e fortë, por është gjithashtu një mundësi e madhe.
  4. Dëshiroj … Deklaratat si “Dëshiroj” ofrojnë një çelës të madh për atë se çfarë produktesh mund të krijoni apo cilat karakteristika mund të shtoni në ofertën tuaj për ta bërë atë më tërheqës për klientët.

Shqyrtoni përdorimin e këtyre frazave për t’ju ndihmuar të krijoni ide për produkte, shërbime ose veçori të reja që mund t’ju ndihmojnë të veçoheni nga konkurrenca juaj.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0