Kërkohet një paketë mbështetje për industrinë e Durrësit. Mbi 130 sipërmarrje prodhuese të dëmtuara » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 09/12/2019

Kërkohet një paketë mbështetje për industrinë e Durrësit. Mbi 130 sipërmarrje prodhuese të dëmtuara

Share
nga Admin
Dhj 09, 2019
Business Magazine Albania constitutes an online periodical publication of business related articles. It is the first of
lexo me teper >

Mbi 130 njësi industriale, kryesisht në zonën Durrësit janë dëmtuar nga goditjet e tërmetit të 26 Nëntorit. Vlerësimi vjen nga Konfindustria. Ajo kërkon që Qeveria, Kuvendi i Shqipërisë dhe institucionet shtetërore për rindërtimin e pasojave të tërmetit të aplikojnë programeve financiare dhe fiskale ndihme ndaj bizneseve në përgjithësi dhe industrive në veçanti.

Masa e parë e sygjeruar:

Raportimi i AMF/Agjencisë së Mbikqyrjes Financiare në Kuvendin e Shqipërisë për vlerën e plotë të dëmeve dhe grafikun kohor të shlyerjes së pagesave të dëmeve të siguruara nga shoqëritë të sigurimit.

Shumë industri kanë bërë sigurimin e biznesit. Sipas konfindustrisë, mund të ketë pasoja deri në faliment, në rast të shtyrjes në kohë, vonesave të qëllimta dhe shmangies së detyrimit ligjor për të paguar vlerat e plota financiare nga shoqëritë e sigurimeve.

Nevojitet një pakete e plotë ndihme fiskale, financiare për bizneset në zonat e prekura dhe vlerësimet e mundësive të aktivizimit të programeve të ndihmës nga BE për rastet e fatkeqësive natyrore.

Shkalla e dëmtimit të industrive në zonat e prekura shtrihet nga shkatërrimi i plotë ose i pjesshëm i konstruksionit të ndërtesave, njësitë teknologjike, makineritë, pajisjet, prodhimi i gatshëm dhe lëndët e para. Vlera e plotë e dëmë të industrive është në plotësim e sipër, por llogaritet në dhjetra milionë euro. Konfindustria vëren se, një pjesë e industrive kanë pezulluar punën dhe e kanë të pamundur të rifillojnë shpejt. Punonjësit e tyre njëkohësisht janë në gjendje të vështirë, pasi disave u janë dëmtuar banesat. Ndërsa bizneset nuk hasin vështirësi në furnizimin me ujë dhe energji elektrike.

Dëmet pritet të ndihen edhe në prodhim. Sipas Konfindustrisë, janë dëmtuar rëndë disa industri të rëndësishme në nivel kombëtar si p.sh në sektorë të mekanikës, aluminit, letrës, plastikës, etj. Ato punësojnë qindra punonjës. “Vonesat për rivënien në punë të këtyre sipërmarrjeve rrezikojnë seriozisht mbylljen përfundimtare të tyre dhe lënien pa punë të fuqisë puntore”, vëren Konfindustria.