Kent College of Law, bursa shkollimi për juristët shqiptarë - Business Magazine Albania

Kent College of Law, bursa shkollimi për juristët shqiptarë


IIT, Chicago-Kent College of Law – Shkolla e Ligjit në SHBA së bashku me School of American Law njoftojnë dy programe të ndërlidhura me bursa të garantuara 100% dhe 75% për juristë nga Shqipëria.

  1. Program pranë School of American Law në Athinë, Greqi dhe më pas
  2. Një semestër Program master LL.M në Çikago, IL, SHBA.

Programi SAL mbulon dy semestra në Athinë, Greqi: Shtator – Dhjetor (semestri i parë) dhe Janar – Maj (semestri i dytë). Dy semestrat përfshijnë dhjetë kurse të detyrueshme që zhvillohen në gjuhën angleze dhe jepen vetëm nga profesorët e Chicago-Kent, që vijnë nga ShBA dhe Britania e Madhe. Dhjetë kurset e detyrueshme përfshijnë lëndë bashkëkohore: International Business Transactions, E-Commerce, Online Contracting, Antitrust Law, IP Asset Management, Intellectual Property Law, Securities Law, Global Intellectual Property Law, Trademark Law, Comparative Law, Introduction to American Legal Systems & Legal Writing.

Mënyra e mësimdhënies është vetëm një kurs në muaj (pesë kurse në semester), i cili jepet vetëm në fundjavë përmes leksioneve që zhvillohen gjatë gjithë ditës duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Në total, 5 fundjava do të mbulojnë çdo semester me klasa live; më tej, leximi i materialeve para dhe pas klasave dhe dërgimi i provimeve pritet prej studentëve. Sidoqoftë, struktura e përzier e Programit SAL, kombinon pesë kurse intensive drejtpërdrejt në Athinë dhe pesë kurse me lëndë online. Studentët që mund të kalojnë një fundjavë larg punës e familjes, që duan të shpenzojnë më shumë kohë në një mjedis tradicional në klasë me profesorët nga Chicago-Kent dhe kolegë, ftohen në Athinë, Greqi një herë në muaj, për të gjitha lëndët e detyrueshme. Ata studentë që banojnë jashtë Greqisë dhe nuk mund të marrin pjesë fizikisht në klasat e drejtpërdrejta kanë mundësi të marrin pesë kurse online – ndërsa pjesa e mbetur e pesë kurseve të tjera, do të merren drejtpërdrejt përmes pjesëmarrjes në klasa. Nën këtë opsion, studentët fillimisht mund të zgjedhin se cila prej këtyre strukturave është e preferueshme për ata gjatë studimit në Programin SAL. Programi SAL do t’u njoftojë studentëve se cilët prej pesë kurseve do të merren online.

Pas përfundimit të Programit SAL, të diplomuarit vazhdojnë arsimimin e LL.M pranë Çikago-Kent në Çikago, IL, ShBA. Studimet Master në Chicago-Kent përfundohen me marrjen e LL.M në “U.S., International and Transnational Law” në një semestër (pesë muaj) në vend të një viti të rregullt akademik. Ky është një studim ligjor për kohëzgjatjen e diplomës akademike pasuniversitare, e cila është pesë muaj për të diplomuarit e SAL. Për të diplomuarit që mbajnë Çertifikatën e SAL, diploma LL.M në Çikago fitohet duke plotësuar një semestër studim me kohë të plotë, ndërkohë, ata mund të zgjedhin të vazhdojnë një semestër tjetër në Chicago-Kent për vijimin e tyre arsimor (Ph.D.) dhe profesionale (provimi i avokatisë (BAR)).

Të diplomuarit do të marrin:

  1. Pas përfundimit të programit SAL – Certifikatën e Përfundimit të Shkollës së Ligjit Amerikan. Certifikata do të lëshohet nga SAL dhe Chicago-Kent, nënshkruar nga Dekani i Chicago-Kent College of Law dhe Drejtuesi i Programit SAL.
  2. Pas diplomimit nga ITT, Chicago-Kent College of Law – Diplomën LL.M nga IIT, Chicago-Kent College of Law.

Që prej vitit 2015, Programi SAL në Athinë është ndjekur nga më shumë se 150 studentë nga Ballkani, Mesdheu & Europa, duke u mundësuar atyre të marrin një eksperiencë të mrekullueshme jashtë shtetit dhe për të fituar kompetencat globale që do të përcaktojnë rolin e tyre të ardhshëm në peizazhin botëror. 25 prej 150 studentëve/të diplomuarve janë juristë nga Shqipëria.

Avantazhet e programit

  • Përfitimi i njohurive nga struktura e kombinuar e Programit të SAL-it duke filluar në Athinë pa lënë punët e tanishme përmes marrjes së mësimeve interaktive të drejtpërdrejta dhe/ose online. Struktura e kombinuar që lejon përfundimin e Programit e SAL në Athinë, Greqi, nëpërmjet kombinimit të pesë kurseve intensive live dhe pesë kurseve përmes medias dixhitale nga klasat tradicionale;
  • Përjashtimi nga TOEFL për aplikimet e SAL & LL.M, pa kaluar provimet e TOEFL ose IELTS;
  • Pranimi preferencial dhe i menjëhershëm në Chicago-Kent LL.M pas përfundimit të Programit SAL;
  • Fitimi i masterit pasuniversitar M në “U.S., International and Transnational Law” në Chicago-Kent në një semestër në vend të një viti akademik;
  • Bursat e garantuara 100% dhe 75% të shkollimit;
  • Pas përfundimit të një semestri në Chicago-Kent, studentët mund të vazhdojnë arsimimin për semestrin e dytë opsional dhe të fitojnë diplomë LL.M në drejtimet më të kërkueshme: M in Trial Advocacy, LL.M in International Intellectual Property Law dhe LL.M in Financial Service Law me 75% bursa;
  • Pas përfundimit të studimeve Master në Chicago-Kent, të diplomuarit mund të vijojnë studimet e doktoraturës (Ph.D./SJD) me bursë studimi 75% të tarifës;
  • Plan i përballueshëm i pagesës për shkollim në dy ose më shumë këste, gjatë studimit në Programin SAL & Chicago-Kent;
  • Shtyrje e pranimit në Chicago-Kent për LL.M gjatë tre viteve të ardhshme akademike;
  • Mundësitë e punësimit në kampus dhe jashtë kampusit universitar në SHBA;
  • Qasje në praktika intership dhe externship në SHBA;
  • Vendi më i mirë në botë – kampusi qendror i Chicago-Kent ndodhet në zemër të qytetit të Çikagos – një nga tregjet më të mira ligjore & financiare në SHBA;
  • Zhvillimi i një rrjeti të fuqishëm profesional, nxitje e lidhjeve me një komunitet të larmishëm profesionistësh anembanë ShBA-së.

Ndikimi i programit në karrierën e aplikantëve

  • Në vitet e kaluara, pas diplomimit nga Chicago-Kent LL.M, të diplomuarit kanë vijuar ndërtimin e karrierës në shtete të ndryshme duke kaluar provimin e Avokatisë dhe duke aplikuar për OPT (leja për të punuar në ShBA);
  • Të tjerët janë kthyer të praktikojnë ligjin në vendet e tyre përkatëse me një kuptim më të mirë të legjislacionit modern dhe aftësinë për të punuar më mirë me avokatët ndërkombëtarë, europianë dhe amerikanë, firmat ligjore dhe agjencitë qeveritare. Shumica e tyre janë promovuar menjëherë ose janë integruar në industritë kryesore të biznesit ose në firmat ligjore më të mira;
  • Në çdo rast, njohuritë e marra dhe kontaktet e zhvilluara në Çikago përmes programit të Çikagos-Kent SAL vijojnë të kenë vlera të mëdha personale dhe profesionale.

Bursat & Tarifa e Shkollimit

  • Pagesa e shkollimit për Programin SAL është 6800 Euro. Aplikantët të cilët do të aplikojnë përpara afatit të fundit, p.sh. 31 Maj do të përfitojnë zbritje prej 5% të tarifës në 6400 Euro; Tarifa e shkollimit është e pagueshme me tre këste.
  • Tarifa e shkollimit për masterin LL.M në Chicago-Kent College of Law arrin në shumën 10 000 USD në vend të 44 000 USD që paguhet normalisht pas bursës së garantuar prej 75%; pagesa për studimet LL.M. do të kryhet pas mbërritjes se studentit në Çikago;
  • Bursa e plotë (100%) e shkollimit për studime LL.M është përcaktuar nga Chicago-Kent College of Law. Për t’u kualifikuar për bursë, studentët duhet të kenë një GPA në SAL të paktën 3.8. Dekani i Chicago-Kent dhe Drejtuesi i Programit SAL Worldwide do të rishikojë aplikimet nga studentët që plotësojnë këtë kusht dhe do të zgjedhin studentin më të kualifikuar;
  • Tarifa e shkollimit për semestrin e dytë opsional në Chicago-Kent College of Law arrin në 7 250 USD në vend të 22 000 USD.

Kush mund të aplikojë për këtë program?

  • Ata të cilët janë të interesuar për studimet LL.M në Chicago-Kent duhet të kenë diplomë në Juridik (LL.B) ose mund të jenë studentë të vitit të fundit në Juridik; aplikanti duhet të tregojë zotësi të notave universitare dhe të diplomave, ose përmes përvojës relevante të punës;
  • Ata që janë të interesuar për të zotëruar arsimimin e tyre në të drejtën e biznesit dhe për të marrë vetëm Çertifikatën e SAL-së – çdo aplikant i arsimuar me më shumë se një vit (duke pasur Diplomë Bachelor ose duke qenë student i vitit të fundit në universitete ose institucione të ngjashme të arsimit të lartë që ofrojnë nivelin e diplomës BA) mund të dërgojnë dokumentacionin në programin SAL.

Afati i hershëm i aplikimit është 31 Maj; Afati mund të shtyhet deri në 30 Qershor (Afati normal i aplikimit) nëse ka ende vende të lira në SAL. Të gjithë aplikantët duhet të paraqesin elektronikisht dokumentet e mëposhtme:

  • CV në anglisht;
  • Një letër reference e shkruar në gjuhën përkatëse ose e përkthyer në gjuhën angleze ku të tregohen të dhënat e kontaktit të personit referent;
  • Kopjen e diplomës ose vërtetim nga universiteti për studentët Bachelor;
  • Kopja e Pasaportës dhe/ose ID-së.

Dokumentet duhet të dërgohen në adresat elektronike të mëposhtme:
admission@chicagokentlaw.gr
ch.sarakanidi@chicagokentlaw.gr
r.warner@chicagokentlaw.ge
k.jeladze@chicagokentlaw.gr
m.meskhi@chicagokentlaw.gr

Çështjet e punësimit

Pas përfundimit të dy semestrave të diplomuarit LL.M kanë të drejtë për punësim jashtë kampusit. Lejet e punës janë të nevojshme për të gjithë llojet e punësimit jashtë kampusit dhe mund të jepet nga autoriteti i emigracionit të SHBA për trajnime të paguara praktike. Studentët me viza F1 mund të aplikojnë për një periudhë 12-mujore të Trajnimit Praktik Opsional (OPT), i cili fillon pas përfundimit të studimeve të dy semestrave. Gjatë të cilave, studenti me status F1 i cili ka përfunduar diplomën e tij/saj për më shumë se nëntë muaj, u lejohet nga United States Citizenship and Immigration Services (USCIS) të punojnë për një vit nën Kartën Autorizuese për Punësim me një vizë studentore, drejt arritjes së trajnimeve praktike për të plotësuar arsimimin e tyre.

Provimi i Avokatisë

Provimet e Avokatisë administrohen në mbarë vendin në muajt Shkurt dhe Korrik. Kërkesat e pranimeve në Avokati ndryshojnë nga shteti në shtet dhe si një rezultat, studentët janë të këshilluar që të vizitojnë faqen e internetit të zyrës së Avokatisë të shtetit përkatës për marr informacionin e saktë. Për informacion mbi provime të ndryshme dhe lidhje me shumicën e autoriteteve të shtetit, vizitoni faqen e internetit të Konferencës Kombëtare të Ekzaminuesve të Avokatisë (National Conference of Bar Examiners).

Rreth Universitetit

Instituti i Teknologjisë së Illinois – një universitet kërkimor me një gamë të gjerë programesh Ph.D. – pozicionohet në mënyrë unike për të kuptuar ndërlidhjen e tregut të globalizuar ligjor në të gjithë botën. Chicago-Kent College of Law njihet në nivel kombëtar si shkolla e dytë më e vjetër ligjore në shtetin e Illinois. Chicago-Kent u akreditua nga Shoqata e Avokatëve Amerikanë në vitin 1936 dhe u anëtarësua në Shoqatën e Shkollave të Drejtësisë Amerikane në vitin 1951. US News & World Reports, Agjencia Nr. 1 e Renditjes, renditi programin e mëposhtëm të Chicago-Kent midis programeve më të kërkuar dhe më popullor: Trial Advocacy vendin e 4-ët; IP Law vendin e 4-ët; Legal Writing vendin e 17-të. Sipas US News & World Reports, shkalla e punësimit pas diplomimit në Chicago-Kent arrin në 66.2% dhe 90.7% brenda 9 muajve pas diplomimit.

Më shumë informacion gjeni në:

School of American Law: www.salchicagokent.com
Chicago-Kent College of Law: www.kentlaw.iit.edu

Si dhe mund të kontaktoni:

Alban Ruli, Përfaqësuesi Zyrtar në Shqipëri, Partner Drejtues i Studios Ligjore ARB Sh.p.k.
Tel: +355 69 20 61 675
Email: albanruli@gmail.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0