Keni dëgjuar për TUMO Tirana, qendrën më inovatore për teknologji krijuese? - Business Magazine Albania

Keni dëgjuar për TUMO Tirana, qendrën më inovatore për teknologji krijuese?

TUMO Tirana

Keni dëgjuar për TUMO Tirana, qendrën më inovatore për teknologji krijuese?

Njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në Jerevan, Paris, Berlin, Beirut apo Moskë edhe të rinjtë në Tiranë tashmë kanë mundësinë të fitojnë aftësitë e shek. të 21 teksa eksplorojnë talentin e tyre në ambientin më unik të Tiranës.

Gjatë viteve të fundit, qendra ka marrë një vëmendje të madhe ndërkombëtare për shkak të filozofisë së saj unike në fushën e edukimit.  Revista franceze “We Demain” ka renditur dhjetë shkollat më të mira në të gjithë botën, ku qendra TUMO qëndron në krye të listës. Në Shqipëri, kjo qendër inovatore vjen si një nismë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë. Ndërsa ka filluar puna për një nga tranformimet më të rëndësishme në kryeqytet, Piramidën e Tiranës, e cila do të jetë dhe shtëpia e përhershme e TUMO Tirana, qendra edukative TUMO ndodhet në ambientet bashkëkohore të Arenës Kombëtare. Që nga 13 Tetori i 2020-tës, kur u bë dhe inaugurimi i kësaj qendre unike, më shumë se 450 nxënës janë pjesë e qendrës TUMO. Ata kanë në dispozicion nje hapësirë moderne me laboratorë mësimorë, auditore, studio muzikore dhe regjistrimi, e shumë ambiente te hapura studimi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tumo Tirana (@tumotirana)

Por ku qëndron e veçanta e kësaj qendre?

TUMO Tirana sjell risi në fushën e edukimit në Shqipëri, larg mënyrës tradicionale të të mësuarit në klasë. Në TUMO, nxënësit mësojnë në mënyrë të pavarur dhe plani mësimor ndiqet në anglisht, përmes një platforme të quajtur TUMO Path, e cila i lejon ata të krijojnë një plan të personalizuar, duke iu përshtatur kurrikulës së shumëllojshme. Sesionet mësimore zhvillohen nëpërmjet të mësuarit gjatë workshop-eve, laboratorëve dhe projekteve te ndryshme (self-learning, workshops, learning labs) ndërsa fëmijët ndihmohen nga ekspertë profesionistë të fushave përkatëse. Nxënësi vjen në qendër 2 herë në javë, ku  çdo sesion zgjat dy orë. E dini që në TUMO nuk ka detyra shtëpie? Çdo aktivitet mësimor realizohet gjatë sesioneve në qendër, çdo mjet që nevojitet për kryerjen e aktivitetete individuale ose në grup sigurohet nga TUMO.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tumo Tirana (@tumotirana)

Njohuritë që fëmijët fitojnë nga ky program mësimor do ti ndihmojnë ata në krijimin e një portofoli personal digjital në fushat e: Programimit, Animacionit, Zhvilim Lojrash Kompjuterike, Dizajn Grafik, Filmografi, Robotikë, Muzikë dhe Modelim 3D. Ky portofol i ndihmon nxënësit të dokumentojnë aftësitë e fituara gjatë pjesëmarrjes në TUMO dhe e ben me te lehte procesin e aplikimit per pune apo shkolle ne te ardhmen. Krahas tetë fushave kryesore, nxënësit mund të marrin pjesë në seminare të zhvilluara nga ekspertë të njohur në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Lexo: Hapet TUMO Tirana, qendra më e madhe në fushën e teknologjisë së inovacionit, artit dhe kulturës

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tumo Tirana (@tumotirana)

TUMO Tirana ka si qëllim krijimin e një ambienti unik, ku nxënësit të ndihen të frymëzuar dhe të ndërtojnë baza të forta për të ardhmen e tyre. Miq të rinj për të takuar, punime të reja për të krijuar e shumë eksperienca për të eksploruar vetëm në TUMO.

Po kush mund të bëhet pjesë e TUMO Tirana?

Cdo i interesuar i grupmoshës 12-18 vjeç, që do të provojë një eksperiencë të re mësimore ku ndërthuret arti dhe teknologjia, është i mirëpritur të bëhet pjesë e komunitetit të TUMOs. Qendra ofron 2 sesione mësimore pa pagesë për nxënësit që duan të mësojnë më shumë rreth këtij programi unik. Mjafton të plotësoni formularin paraprak në adresën tonë: https://tirana.tumo.al/join-us/ dhe më pas do të kontaktoheni për të organizuar një vizitë në qendër.

Explore your creativity @tumotirana!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0