Katër produkte trendi që do ta bëjnë jetën tuaj më të lehtë dhe do ta zbukurojnë shtëpinë tuaj

Katër produkte trendi që do ta bëjnë jetën tuaj më të lehtë dhe do ta zbukurojnë shtëpinë tuaj

Në jetën tonë të përditshme, vërejmë gjithnjë e më shumë se si pajisje të ndryshme me tituj “multitaskers” kanë “vjedhur” skenën, nga teknologjia dhe mobiljet me shumë funksione që na kursejnë me sukses kohë dhe hapësirë, ​​e deri tek aksesorët e bukurisë që e shkurtojnë kohën e kaluar para pasqyrës.

Përveç kursimit të kohës dhe parave, këta “multitaskers” duken estetikisht tërheqës. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur katër produkte të domosdoshëm që përveçse na e bëjnë jetën më të lehtë, do ta bëjnë shtëpinë tonë më të bukur dhe komode.

Tavolina shumëfunksionale si një mundësi për të lënë një përshtypje estetike

Tavolina si një nga mobiljet kryesore mund të gjendet në forma të ndryshme dhe për qëllime gjithashtu të ndryshme. Më shpesh ne vlerësojmë ekonominë dhe multi-funksionalitetin e tavolinave që përdoren për shumë qëllime. Këto tryeza janë të dizajnuara me rafte që shndërrohen në tavolina të vogla ngrënieje, hapësira pune për laptopë dhe pajisje zyre sa hap e mbyll sytë, e gjitha në varësi të nevojave tuaja. Por për shkak të mundësisë së tyre për t’u transformuar, nuk kanë pse të duken sikur kanë dalë nga filmi “Transformers”. Komponenti estetik nuk duhet të komprometohet kurrë për shkak të shumë funksionalitetit.

Kështu, në ofertë mund të gjejmë tavolina elegante me shumë qëllime që me elementët vizualë, si forma, ngjyra dhe gjeometria, përfaqësojnë kryevepra të vërteta. Në varësi të stilit tuaj dhe shijes personale, ato mund të kombinohen me veçori të teknologjisë së lartë, në frymën romantike të Provences franceze ose, nëse jeni adhuruese e thjeshtësisë, në një stil minimalist. Pra, një tryezë me shumë qëllime sot bëhet një mobilje e domosdoshme që do të pasurojë dhe do të bëjë praktike çdo hapësirë.

Filtrues ajri për ajër të pastër dhe atmosferë të shëndetshme

Diffuser’ është një pajisje, puna e së cilës është pastrimi i ajrit, freskimi i dhomës dhe largimi i insekteve. Sigurisht që i përket kategorisë së pajisjeve multi-tasking të domosdoshme në shtëpinë tonë. Veç shumëfunksionalitetit, ‘diffuser’ gjenden në lloje të ndryshme dhe modelesh tërheqëse nga ana estetike. Pavarësisht nëse është një ‘diffuser’ elektrik ose me një qiri, metal ose terrakotë, zgjedhjet e ndryshme të kësaj pajisjeje na lejojnë ta përshtatim këtë multitasker inteligjent në mënyrë perfekte në çdo hapësirë ​​jetese. Një bonus shtesë është se disa pajisje kanë aftësinë të lëshojnë ngjyra, gjë që sjell një atmosferë të veçantë në dhomën në të cilën ndodhet.

Përsosja estetike 

Ne gjithmonë mund të thithim energji të reja në shtëpinë tonë me art. Ngjyrat e gjalla, përveç ambientit natyror tashmë të përmendur, shtojnë dinamikë në jetën tonë. Trendet e fundit tentojnë të ndërthurin modelin klasik dhe atë modern. E përbashkëta për të dy parimet është roli i rëndësishëm i mureve, të cilat janë shndërruar në një paletë artistike mbi të cilën vendosni piktura, fotografi dhe punime të ndryshme në forma dhe korniza të ndryshme. Sot, një televizor mund të jetë gjithashtu pika kryesore e një muri të dekoruar në mënyrë të përsosur. Samsung The Frame është një shembull i shkëlqyeshëm i një vepre arti dhe teknologjisë më inovative në një pajisje, e cila, duke ndjekur estetikën moderne, plotëson në mënyrë të përsosur çdo dekor të brendshëm. Ju jep gjithashtu liri të plotë me një përzgjedhje të gjerë fotografish nga Dyqani unik Artistik. Nëse dëshironi disa motive të ngrohta lulesh ose të kaltrën freskuese të qiellit dhe detit në shtëpinë tuaj, Samsung The Frame lehtësisht e kthen dhomën tuaj në një hapësirë artistike. Varet nga ju që të përdorni imagjinatën tuaj.

Pasqyra si mbajtëse bizhuterish

Pavarësisht nëse kemi një apartament me hapësirë apo një studio-apartament, të gjithë duam të ruajmë pak hapësirë ​​dhe ta bëjmë shtëpinë tonë më të organizuar. Megjithëse jemi të familjarizuar me shtretërit me tërheqje që përmbajnë sirtarë ruajtjeje, ka ende mobilje të paeksploruara shumëfunksionale që mund ta bëjnë jetën tonë më të lehtë dhe më të thjeshtë. Një prej tyre është një pasqyrë që gjithashtu përmban një kabinet të fshehtë për ruajtjen.

Ky produkt është ideal për të ruajtur të gjitha gjërat e vogla, dhe ju këshillojmë të ruani bizhuteri që shpesh na mundojnë për ruajtjen dhe organizimin. Në raftet që fshihen pas pasqyrës është vendi ku bizhuteritë do të jenë gjithmonë në një vend të dukshëm, të ruajtura, të organizuara dhe të sigurta. Kjo zgjidhje është ideale për banjat, por gjithashtu mund të integrohet mirë në korridor dhe dhomë gjumi. Krahas funksionalitetit të saj, nëse është përfshirë siç duhet, ajo gjithashtu mund ta bëjë hapësirën vizualisht më të madhe.

Blini The Frame TV në përmasat 55″+ dhe përfitoni dhuratën unike Soundbar HwW-S40T të dizenjuar nga stilistë, një sistem të integruar me dy altoparlantë dhe megafona në kornizën e tij elegante, në mënyrë që ta vendosni kudo në dhomë për të shijuar një përvojë të pastër gjithëpërfshirëse.Promocioni zgjat nga 17.8 deri në 30.9.2020 ose deri sa të përfundojë stoku. Gjeni më shumë informacion këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0