Julius Dein, një nga magjistarët më të njohur në botë me mbi 20 milionë ndjekës online, është folësi më i ri në Spark.me 2019 - Business Magazine Albania

Julius Dein, një nga magjistarët më të njohur në botë me mbi 20 milionë ndjekës online, është folësi më i ri në Spark.me 2019


Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019, në Porto Montenegro Auditorium, në Tivat, Mali i Zi. Spark.me na prezanton me folësin e radhës – Julius Dein, një nga magjistarët më të mëdhenj dhe më të njohur në planet me më shumë se 20 milionë ndjekës online.

Duke kombinuar së bashku magjinë me komedinë dhe kulturën e udhëtimit, Julius është bërë një nga yjet më të njohur të mediave sociale në botë, duke grumbulluar mbi 20 milionë ndjekës online në tre vitet e fundit dhe duke u bërë një admirues në internet. Julius ka realizuar numra unikë magjie në rrugë në mbi 20 vende dhe ka bashkëpunuar me personazhe të dashur si Drake, Post Malone, Shawn Mendes dhe shumë të tjerë. Në konferencën Spark.me, ai do të flasë për mënyrën se si përdori mediat sociale për ndërlidhur magjinë me audiencën online të përdoruesve të rinj dhe të teknologjisë së lartë dhe si zhvilloi brandin më të madh global të magjisë me talentin e tij.

Kliko këtu për t’u njohur me të gjithë folësit e Spark.me 2019: https://bit.ly/2WZPMSK

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës www.spark.me. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD, të cilët janë deri në 27 vjeç mund të marrin biletën e tyre për çmimin special 50 €. Çmimi i plotë i biletës është 300 €. Biletat e konferencës Spark.me përfshijnë: të gjitha sesionet e konferencës, konkursin startup, drekën në të dy ditët e konferencës, të gjithë “coffee breaks” në të dy ditët e konferencës dhe një pritje koktejli në mbrëmjen e ditës së parë të konferencës. Në biletë nuk përfshihen akomodimi dhe transporti. Të gjitha biletat e blera mund të transferohen tek një person tjetër (“ndryshim emri”), por nuk mund të kthehen.

Spark.me, një nga konferencat më të kuruara të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019, në Porto Montenegro Auditorium, në qytetin e Tivatit, zemra e industrisë së turizmit bregdetar të Malit të Zi. Ky është viti i parë që Spark.me do të mbahet në Portin e Malit të Zi, në portin kryesor të lundrimit të Mesdheut dhe të përdorë një nga auditorët më të mëdhenj dhe më të mrekullueshëm të Malit të Zi.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook, në Twitter dhe në Instagram

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0