Ju duhen vetëm 5 minuta për të shmangur lodhjen në punë - Business Magazine Albania

Ju duhen vetëm 5 minuta për të shmangur lodhjen në punë

Burnout mund të na rrëmbejë pa paralajmërim dhe shkaku më i zakonshëm i këtij fenomeni kaq të përhapur, është puna. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, burnout është zakonisht rezultat i “stresit kronik në vendin e punës, që nuk është menaxhuar me sukses”.

Ndërsa lodhja, cinizmi dhe ulja e produktivitetit, janë disa nga shenjat më të dukshme të burnout në punë, ka simptoma të tjera, të cilat mund të mos vihen re, duke përfshirë përtesën, shpërqendrimin e vazhdueshëm dhe plogështinë, sipas Wendy Suzuki, neuroshkencëtare në Universitetin e Nju Jorkut.

Nuk ka asnjë zgjidhje të pagabueshme për të mposhtur burnout, thotë Debbie Sorensen, psikologe klinike e trajnuar në Harvard.

Por, burnout mund të shmanget, duke qenë të kujdesshëm ndaj shenjave të hershme, si dhe duke u mbështetur në një zakon të thjeshtë: vetëdijen.

Vetëdija është efektive, vetëm kur është një zakon, që zbatohet vazhdimisht dhe në mënyrë të qëndrueshme.

Sorensen ofron një praktikë me 3 hapa, që mund ta bëni kur të filloni të ndiheni të mbingarkuar nga stresi.

Praktika quhet “Ndaluni, Vini Re, Zgjidhni”:
lexo: 3 fjalë për të krijuar vetëbesim pak sekonda para se të prezantoni

Ndaluni

Kur vini re se ndiheni shumë të stresuar (ose ndonjë emocion tjetër intensiv), ndaloni dhe krijoni pak hapësirë për veten tuaj, qoftë një shëtitje të shkurtër jashtë ose të uleni në një dhomë të qetë për disa minuta.

Vini re

Kontrollojeni veten dhe vini re mendimet, emocionet dhe ndjesitë trupore. Pyete veten: “Nga vjen kjo ndjenjë dhe pse po shfaqet tani?”

Zgjidhni

Merrni parasysh vlerat tuaja, ose atë që është më e rëndësishme për ju në këtë situatë dhe parimet tuaja. Përgjigjuni situatës duke vepruar në mënyrën më të mirë, duke ndjekur parimet dhe moralin tuaj.

Rregulloni emocionet duke përdorur një shpërqendrim pozitiv, telefononi një njeri të dashur, apo dëgjoni muzikë qetësuese.

I gjithë ushtrimi “zgjat vetëm pesë minuta”, thotë Sorensen.

Por, vetëdija është një proces i vazhdueshëm dhe nuk ka vetëm një mënyrë të drejtë për ta zbatuar atë. E rëndësishme është të qenët i qëllimshëm i duruar me veten.

Studimet sugjerojnë se vetëdija, mund t’ju ndihmojë të jeni më të sigurt dhe krijues, të merrni vendime më të shëndosha dhe të komunikoni në mënyrë më efektive.

Ju gjithashtu mund të parandaloni burnout, duke ndryshuar mënyrën se si mendoni për stresin.

Një studim i bërë nga studiuesit në Universitetin e Wisconsin-Madison, zbuloi se nivelet e larta të stresit, mund të rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme me 43% – por vetëm tek atan, që besonin se stresi ishte shumë i dëmshëm.

Ata, që nuk e shihnin stresin si të dëmshëm, kishin më pak gjasa të vdisnin.

Ndërsa stresi ekstrem dhe kronik është një tregues se, ne duhet të bëjmë ndryshime në rutinën tonë, është e dobishme të kujtojmë se, stresi është një pjesë normale e të pasurit një jetë të ngarkuar, si dhe të mos shqetësohemi menjëherë për të.” / CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0