Jonid Jorgji me filmin e ri në kinema “Dy luanë drejt Venecias”. Jeta mes kinemasë, medias dhe biznesit - Business Magazine Albania

Jonid Jorgji me filmin e ri në kinema “Dy luanë drejt Venecias”. Jeta mes kinemasë, medias dhe biznesit

Dy luanë drejt Venecias

Nga data 8 qershor, për publikun e Tiranës do të shfaqet në amfiteatrin e Tiranës, filmi “2 Luanë drejt Venecias “ me regji dhe skenar të Jonid Jorgjjt. Një komedi dramatike me nuanca   inteligjente humori dhe me element artistik  të veçantë që nuk i kishim hasur më parë, ka bërë bashkë 5 produksione ndërkombëtare (shqiptar, italian, çek, anglez dhe grek)  për realizimin e këtij projekti. Është një film i cili për nga cilësia e imazhit, loja e aktorëve dhe niveli i produksionit nuk ndryshon aspak nga filmat që shohim në ekranet e kinemave prestigjioze evropiane apo amerikane.

Çfarë ka ky film kaq të veçantë sa bindi kaq shumë produksione të investojnë për ta realizuar këtë vepër?

Kur sapo e nisa këtë projekt, disa bashkëpunëtorë të afërt më thanë: Hiq dorë se nuk bëhet. Nuk e thanë me të keq, por ishin të bindur që ishte një sipërmarrje e madhe në numër njerëzish, e kushtueshme me tepër se buxhetet që mund të siguronim, e vështirë për t’u realizuar, mbase dhe koha nuk ishte fort e përshtatshme në atë moment. Unë nuk kisha dyshime në asnjë moment që të realizohej, kështu që vazhdova punën sistematike dhe me më shume pasion . Amit Abraham, një studiues Indian thotë: ”Sot historia shitet, nuk tregohet”, kështu që e shitëm këtë histori me sukses. Mendoj se ajo qe bindi këta profesionistë shqiptarë dhe të huaj, për të besuar dhe investuar tek ky projekt, ishte pasioni dhe vendosmëria ime dhe e stafit të ngushtë për t’a realizuar. Unë jam i kënaqur që arritëm ta realizonim  ashtu siç unë e dëshiroja, dhe ata janë të kënaqur që u realizua ashtu siç kishim premtuar. Filmi do të shfaqet për publikun dhe të gjithë jemi shume të emocionuar të shohim si do të pritet.

Lexo:

Mund të na tregoni diçka më tepër rreth filmit?

Është aventura e dy kineastëve shqiptarë, rrugës për në festivalin e Venecias.  Shumë të papritura u ndodhin. Njihen me dashuri të reja, njerëz të rinj, botëkuptime të ndryshme, ambiente të reja dhe gjithashtu me anë të reja të pazbuluara të vetes dhe familjarëve të tyre. Pa dashur të zbuloj më tepër për publikun sepse nuk dua të prish surprizën e të parit në kinema, do ta përshkruaja këtë film si një nga ato ëndrrat e gjata që shohim mëngjeseve. Aty ku ndodhin shumë episode njëherësh; ku qeshim, por edhe qajmë, ku tensionohemi, por edhe çlirohemi. Përjetojmë shumë emocione njëherësh dhe kur zgjohemi, ëndrra zhduket nga memoria, por pa e kuptuar e gjithë dita merr trajtën e kësaj ëndrre.

Mendon se filmi do pëlqehet?

Në testet e para të shfaqjes së filmit që kemi bërë me profesionistë bashkëpunëtorë, na ka rezultuar  i pëlqyer. Gjithsesi unë rezervohem të përgjigjem për këtë pyetje deri në momentin e shfaqjes së filmit për publikun në kinema. FRANCOIS Truffaut thoshte: “Vlerësimi i filmit tim është një e drejtë e publikut, kurrsesi e imja”.

Lexo: “Nomadland triumfon në Oscar, lista e plotë e fituesve

Cilat ishin vështirësitë në realizimin e këtij filmi?

Ashtu siç përmenda më parë, ky film kërkonte një buxhet më të madh duke qenë se xhirohej në dy vende, Shqipëri dhe Itali.  Gjithashtu, numri i personazheve dhe i stafit realizues ishte i madh dhe shpenzimet ishin te pashmangshme në çdo formë.  Kjo ishte arsyeja pse ne bashkuam forcat e 5 produksioneve të ndryshme për t’a realizuar. Me anë të një skedulimi pune të mirë dhe duke përdorur zgjidhje kreative të problemeve të ndryshme që hasëm gjatë gjithë procesit, arritëm ta realizojmë në një kohë rekord, brenda buxhetit dhe pa cenuar në asnjë moment cilësinë e filmit.  Këtu gjej vendin të falënderoj gjithë ata që na mbështetën për këtë projekt si Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri dhe të gjitha entet private brenda dhe jashtë vendit te cilat nuk nguruan të na ndihmonin. Dua te falënderoj kryesisht stafin e këtij filmi të cilët punuan me shumë pasion, përkushtim dhe dhanë më të mirën.

Lexo: Dëshiron të bësh një ndikim në biznes? Mos ki frikë të sfidosh veten

Vështirësia e dytë ishte shfaqja në kinema. Në momentin që u bëmë gati ta shfaqim ishte Shkurt  i vitit 2020, ku pandemia trokiti dhe portat e kinemasë u mbyllen për publikun. U detyruam që të prisnim një vit më vonë, situata të përmirësohej dhe filmi të shfaqet për publikun në një ambient të hapur në natyrë siç është amfiteatri dhe mos rrezikohej askush, por ta shijonte.

Ju jeni aktiv në disa fusha përveç kinemasë, në media dhe në biznes . Si bashkëjetojnë tek ty këto aktivitete jo shume të ngjashme me njëra-tjetrën?

Këto fusha në jetën time nuk janë të ndara nga njëra-tjetra, por vinë si një e tërë. Janë shtuar një e nga një dhe besoj që gjatë jetës do shtohen dhe të tjera. Nuk besoj se s’janë të ngjashme. Tek secila ka hallka të zinxhirit të lidhura me tjetrën.

Më pëlqen të jem aktiv në jetën sociale. Nuk i shmangem përgjegjësive dhe detyrimeve, biles janë ato të cilat më japin energji të vazhdoj e të eksploroj forma të ndryshme komunikimi dhe shërbimi në dobi të shoqërisë ku jetoj. Mendoj se çdo aktivitet që zgjedhim të bëjmë në jetë, për sa kohë e bëjmë me përgjegjshmëri, ndershmëri dhe pasion për ta ngritur në nivele më të larta, është një e mirë që i bëjmë jo vetëm  vetes, por shoqërisë dhe vendit ku jetojmë. Unë kam zgjedhur të jetoj në Shqipëri dhe të kontribuoj këtu.

Ne cilën fushë ndiheni më mirë?

Tek të gjitha fushat që kam zgjedhur të vrapoj  deri tani, ndjehem mirë. Dëgjohet shpesh të thuhet që kinemanë e shkatërroi media, median e shkatërroi biznesi, biznesin e morri në qafë kinemaja dhe media. Unë asnjërën prej këtyre apostullateve nuk e besoj plotësisht. Besoj se të treja janë në proces zhvillimi me kohën dhe konkurrojnë njëra tjetrën, gjithashtu dhe e ndihmojnë njëra tjetrën. Në rastin tim unë jam munduar ti drejtoj të treja këto fusha, në bashkëpunim ndërmjet tyre.

Kinemaja është një pasion të cilin e ushtroj sa herë më jepet mundësia dhe jam nga ata kineastë që e kërkoj mundësinë, nuk e pres.

Biznesi që drejtoj prej 7 vitesh është i lidhur ngushtë me kreativitetin, kështu që nuk me lodh në asnjë moment, përkundrazi më motivon të eksploroj çdo ditë forma të reja, teknika të reja dhe më shumë mundësinë të shtrihem sa më gjerë brenda dhe jashtë vendit për t’i shërbyer sa me shumë njerëzve.

Nga media besoj se do ta kisha shumë të vështirë të ndahesha. Secilën formë të saj e shoh si një dritare nga ku ke fatin e madh të  komunikosh me publikun. Unë mendoj se ky privilegj që të jep media në fakt është një përgjegjësi shumë e madhe dhe duhet trajtuar me rëndësinë dhe përgjegjshmërinë e duhur. Një nga sfidat e mia më të mëdha për momentin është projekti për një media inovative, edukative dhe  interaktive me publikun. Në ekranin tonë sot duhet rikthyer gjenerata Z dhe millenials per të siguruar vazhdimësinë e televizionit.

Pse duhet të vijë publiku të ndjekë filmin tuaj?

Për të shijuar bashkë me personazhet, aventurën ideale të dy “shokëve te rritur” dhe për të  qarë bashkë me ta kur zemra u thyhet.

Pra, për t’u emocionuar, për të qeshur e për të qarë në një mbrëmje vere në ajër të pastër. Tingëllon si një takim romantik dashurie.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0