Jeff Bezos e shikoi tërë serialin e Netflix "Stranger Things" për një ditë » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 12/07/2019

Jeff Bezos e shikoi tërë serialin e Netflix “Stranger Things” për një ditë

Share
nga Eridon Elshani
Kor 12, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

Jeff Bezos është një fans i madh i dramës së Netflix “Stranger Things “. Këtë javë, biznesmeni miliarder ka postuar një fotografi në Instagram duke thënë se e kishte shikuar tërë sezonin e tretë për një ditë me fëmijët dhe miqtë e tij.

Disa fansa ishin të befasuar kur panë se Bezos po promovonte një shfaqje televizive që është në pronësi të Netflix, një nga rivalët kryesorë të shërbimit Prime Video të Amazon. “Vërtetë po e mbështet Netflix-in ??” tha një ndjekës i tij në instagram. Një tjetër tha: “A jeni xheloz që ky serial nuk është në Prime Video?”

Bezos ka një reputacion në botën e biznesit për strategjinë e tij “dominuese”. Ai konkurron gati në çdo industri dhe triumfon në të shumtën e rasteve.

A është kjo një lojë e miliarderit të Amazon, mbetet të shihet.

Megjithatë, Netflix është gjithashtu një klient i Amazon, pasi përdor Amazon Web Service për të mbrojtur videot e tij.

Gjithashtu, raportohet se në vitin 2018 ai nuk ka paguar asnjë cent tatim për shtetin. (ku për këtë çështje do të punojmë në ditët në vazhdim).

BusinessInsider


Evente

Rikthehet TË RINJTË FLASIN!

Korrik 31, 2019
2 PM – 5 PM