Java Globale të Sipërmarrjes, u zhvilluan një seri aktivitetesh në Ministrinë e Sipërmarrjes - Business Magazine Albania

Java Globale të Sipërmarrjes, u zhvilluan një seri aktivitetesh në Ministrinë e Sipërmarrjes

Java Globale të Sipërmarrjes

Java Globale e Sipërmarrjes është një festë globale e sipërmarrjes që ndodh në javën e tretë të nëntorit, nga data 14–20 nëntor të këtij viti. Përgjatë kësaj jave, njerëz nga vende të ndryshme në mbarë botën bashkohen përmes ngjarjeve lokale, kombëtare dhe globale për të krijuar zgjidhje për rritjen ekonomike në gjithë botën. Sipërmarrësit janë individë që fillojnë një biznes, duke marrë një rrezik financiar me shpresën e fitimit. Megjithatë, ndihma e qeverisë nëpërmjet lehtësirave fiskale e bën Shqipërinë një treg tërheqës për investitorë të ndryshëm. Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes hap dyert për një seri të larmishme aktivitetesh. Ekspertë të ekosistemit diskutuan se “Çfarë i mungon ekosistemit shqiptar?” mes reflektimeve dhe reagimeve nga lehtësuesit, start up-et, akademi dhe përfaqësuesit e industrisë dhe bizneset.


Në sipërmarrje, rutina e ditës tejkalon çdo cak, ku ndonjëherë të rinjtë, por jo vetëm, ankohen pas disa orësh punë para kompjuterave apo mjeteve të tjera teknologjike. Nuk është çudi që qëndrimi ulur gjatë gjithë ditës në tavolinën e punës dhe orët e gjata duke punuar në kompjuter e diktojnë negativisht shëndetin tonë. Diçka e tillë diskutohet vazhdimisht, por rrallë ndërmerren hapa për të ndryshuar stilin e punës dhe jetesës. Nxitja e mirëqenies dhe të një atmosfere pozitive e të relaksuar në zyrë rrit produktivitetin. Disa prej tyre janë edhe ushtrimet rutinore që secili nën kostumin dhe veshjen e punës mund t’i lejojë vetes së paku çdo 45 minuta, 5 minuta yoga në të mirë të shëndetit dhe kreativitetit të punës.

Në ditën e tretë te JGS, u ndal për të dëgjuar histori suksesi! Sipërmarrës të suksesshëm që kanë nisur me hapa të vegjël dhe sot kërkojnë të arrijnë katër anët e globit. Për të qenë sipërmarrës, duhet të jesh një person plot pasion që krijon dhe vë në veprim ide. Por, jo të gjitha idetë funksionojnë! Në SHBA , 50% e bizneseve të vogla dështojnë brenda katër viteve të para. Megjithatë, sipërmarrësit nuk shohin rrezikun: ata shohin shpërblimin. Nëse doni të jeni sipërmarrës, duhet të keni vizionin e duhur dhe vullnetin për të punuar për idenë tuaj!



Sipërmarrësit e rinj, sidomos gra dhe vajza me ide inovative dhe biznese të konsoliduara në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe botës Digjitale shkëmbyen përvojat e suksesit dhe promovuan ambiciet e tyre për të ardhmen. Së bashku me gra dhe vajza të suksesshme dhe të rinjtë për të dëgjuar rrugëtimin e tyre drejt suksesit, fillimisht të vetëm, dhe më pas edhe me mbështetjen nga ana MiSHMS, ku nëpërmjet granteve të dhëna po japin frytet e parë drejt sipërmarrjes. Sipërmarrëset e reja, duhet t’u jepet një mbështetje, jo vetëm sepse kështu kemi mbështetur një kategori që gjithnjë e më shume po e sheh veten përballe sfidave teknologjike e digjitale, por edhe një risi për vetë traditën. 45% e të mbështeturve nga Thirrja e parë janë gra dhe vajza, por brenda pjesës tjetër janë të punësuar edhe dhjetëra gra e vajza të tjera shpikëse, specialiste, që i japin tjera ngjyra botës së madhe të startup-eve dhe ekosistemit.

“Nomad Digjital”, një nga risitë e ketij ekosistemi , pjesë e një diskutimi gjithëpërfshirës. Hapësirat e bashkëpunimit, roli i Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ai i Ministrisë së Brendshme, pushteti vendor dhe qendror në procesin e lehtësimeve dhe çfarë mund të bëjmë më shumë për të përmirësuar të ardhmen e këtij komuniteti.

Kësaj jave nuk i munguan edhe aktivitetet mbështetëse, siç është joga dhe filmi. Nuk është e nevojshme të ndryshojmë veshjen apo të ngrihemi nga karrigia e punës, kështu që uluni dhe harroni të gjitha këto justifikime! Fokusohuni tek vetja dhe mirëqenia juaj, e kështu do të jemi të gatshëm për t’u çlodhur, për të qenë më të ekuilibruar dhe në formë aktive. Java Globale e Sipërmarrjes mbyllet me Natën e Filmit. Sipërmarrja vjen nëpërmjet filmit, ku guximtarët dëshmojnë se çdo gjë nis nga vullneti i mirë për të arritur drejt suksesit të përbotshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0