Janar-Mars: Eksportet rriten 19%

Janar-Mars: Eksportet rriten 19%


Rritja e eksporteve ishte ndër lajmet e mira që u shfaq që në muajin e parë të këtij viti. Instituti i Statistikave raporton se në tremujorin janar-mars, eksportet u rritën 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vlera e eksporteve arriti në 74.4 miliardë lekë, sipas INSTAT, ku ndikimin kryesor e dhanë tekstilet dhe këpucët dhe eksporti i energjisë elektrike.

Me 31. 5 miliardë lekë, eksportet e tekstileve u rritën gati 12% duke zënë mbi 40% të totalit të eksporteve.

Eksporti i grupit ‘minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, u ndikua kryeisht nga eksportet e KESH në muajin mars, çka bëri që ky grupllamrash të ketë një vlerë 14% më të lartë eksportesh se një vit më parë.

Sipas INSTAT, importet janë rritur me ritme më të ulëta, 9.6%, por vlera e tyre disa herë më e lartë në raport me eksportet, ka ndikuar në thellimin e deficitit tregtar.

Gjatë periudhës janar-mars, ndikimin kryesor në rritjen e importeve e dhanë makineritë e pajisjet, një shenjë e mirë kjo për investimet e mundshme.

Lexoni edhe: https://businessmag.al/wp-admin/post.php?post=95001&action=edit

 

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0