Ja si do të duken avionët e pasagjerëve në të ardhmen » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes

Ja si do të duken avionët e pasagjerëve në të ardhmen

Kushdo që udhëton me avion do të preferonte të kishte vendit e tij komfort me pak më shumë hapsirë për të shtrirë këmbët. Fatmirësisht, dizenjuesit e avionëve po punojnë për të krijuar kushte më të paërshtatshme për të gjithë llojet e pasagjerëve dhe sidomos për ata udhëtimi i të cilëve zgjat shumë orë. Ne kemi përzgjedhur disa nga risitë që shumë shpejt mund të jenë pjesë e udhëtimit tuaj të rradhës. Disa prej tyre janë vërtetë të menduara mirë.

Një sistem argëtimi personal

Njoftimet nga Facebook janë momentalisht metoda teknologjike më e përdorur nga kompanitë ajrore. Por disa prej tyre – ato që janë vigjilente ndaj risive teknologjike në industrinë e linjave ajrore – kanë filluar të ndërtojnë qendra individuale argëtimi brenda naë avion. Ti gjithashtu mund të lidhësh paisjet e tua me to përmes LAN network brenda në avion.

Një sistem sigurie i brendshëm

Kompania gjermane AirFi pajis linjat ajrore me kosto të ulët me një sistem special wireless që ngarkon informacionin për pasagjerin drejt e në paisjen tuaj. Ai ju ofron mundësinë të lexoni revistat in-flight, të zgjidhni filmat që doni të shihni dhe të porosisni ushqim.

Realitet virtual në vend të Internetit

Shumë pasagjerë përdorin Netflix apo Amazon për t’u argëtuar gjatë udhëtimit. Shumë kompani ajrore do të doni të konkuronin me kompanitë e argëtimit si këto që përmenda, edhe pse deri më tani nuk kanë realizuar gjë. Transavia, buxheti ajror që drejtohet nga Air France/KLM, kompania ajrore australiane Qantas janë duke testuar teknologjinë e realitetit virtual si një mënyrë për të mundësuar një alternativë argëtimi për pasagjerët.

Sedilje super të rehatshme me teknologji VR

Pas gjithë këtyre risive ajo më e përshtatshmja do të një sedilje komfort. Mesa duket ky është një tjetër projekt i cili do të realizohet së shpejti. Për më tepër, Qantas po planifikon të prezantojë syzet VR që të lejojnë të relaksohesh lehtësisht duke shijuar këtë nivel të ri komforti. Kjo është pothuaje e disponueshme në disa nga udhëtimet e klasit të parë.

Kabina gjumi individuale

Një inovacion i dizenjuar nga kompania Factory Design, i quajtur ’Air Lair’, do të jetë qershia mbi tortë. Kompania ka në plan të prezantojë ‘zgavrat’ personale të gjumit në vend të sediljeve. Pasagjerët e klasit të parë do të relaksohen në këto kabina futuriste me dritën e tyre personale, muzikën që luhet brenda dhe me rregulluesin e temperaturës. Këto ndenjëse speciale janë dizenjuar për të qënë të dobishme në hapësirën e avionit, por kërkojnë një investim të konsiderueshëm, dhe deri më tani shumë pak kompani e kanë marr në konsideratë këtë projekt.

/BrightSide.com