Ja si mund tju intrigojë sipërmarrja e lirë, lexoni numrin më te ri të “Business Magazine” - Business Magazine Albania

Ja si mund tju intrigojë sipërmarrja e lirë, lexoni numrin më te ri të “Business Magazine”


Doli sot  numri i radhës i revistës online “Business Magazine”, një product special i New Media Communications.

Ky edicion i 4-rt i kësaj reviste  elitare  i kushtohet  sipërmarrjes së  lirë , kësaj force komplekse njerëzore që mbetet kaq e shtrenjtë dhe kaq e testuar në kohërat e sotme.  Jo më kot e zgjodhëm këtë temë të intriguar më së shumti nga vizita e afërme në Tiranë e Baybars Altuntas, këtij sipërmarrësi të shquar ndërkombëtar i cili do të marrë pjesë në aktivitetin e radhës së  Startup Grind Tirana. Në një intervistë tepër të gjallë, Presidenti i Shoqatës së Biznesmenëve ëngjëj të Turqisë inkurajon sipërmarrësit shqipëtarë të besojnë tek ëndërrat e tyre dhe i këshillon se çfarë duhet të kenë parasysh kur ju nevojitet ndihma e vyer e  investitorëve ëngjëj.

Në këtë numër do të lexoni gjithashtu edhe një nga eventet më të rëndësishme atë të inagurimit të  Land Rover Discovery Sport në tregun Kosovar. Një intervistë me CEO e Guava International,  kompania qe tregton Landrover, Z. Mark Tennant, na sjell më shumë detaje dhe mendime nga ky event prestigjioz.

Si për të provuar se  sipërmarrja vjen në forma të ndryshme, revista ofron intervista me Zj. Flora Xhemani, e cila ka zgjedhur të realizojë një revistë inovatore në fushën “Travel” – Blue Albania –  për promovimin e Shqipërisë dhe bukurive të saj. Dhe një intervistë me Z. Lulzim Voca, një nga sipërmarrësit më të suksesshëm shqiptar në shtetin e largët dhe të ftohtë,  Finlandë, i cili arrin të ngrohë shpirtin e njerëzve me atë që ofron në kafenenë e tij – Voca Kafe.

Kush nuk e di, ja që ekzistojnë edhe bizneset e “zemrës”, të cilat kanë në themel shpirtin dhe jo paratë. Një intervistë speciale dhe plot emocion e Ema Pepkola, themelueses së Down Syndrome Albania na bën të kuptojmë se shoqëria shqiptare, por jo vetëm, ka nevojë kaq shumë për sipërmarrjet e “zemrës.”

Sipërmarrjet ndryshe, sidomos ato që kanë në focus impaktin social, janë një trend i ri në Shqipëri. Drejtori i YUNUS Social Business Albania, Z. Shkelzen Marku, është optimist tek nënvizon në një intervistë ekskluzive, interesin gjithnjë e më të madh të të rinjve shqipëtarë për të ngritur një biznes social. Kjo kategori mund të gjejë mbështetje për realizimin e ëndërrave të tyre tek YUNUS Social Business Albania e cila ofron 50,000 deri 300,000 euro për realizimin e projekteve të fuqishme sociale.

Është e rëndësishme të nënvizohet se njerëzit më shumë se kurrë po rendin pas produkteve dhe shërbimeve që plotësojnë standartet europiane. Frutomania, ky brand që po korr sukses të paparë në tregun Kosovar, tregon se çdo të thotë të vihesh me mish e me shpirt në realizimin e një sipërmarrjeje që prodhon produkte që pranohen edhe nga tregu europian. Të njëjtën eksperiencë ndan me ne edhe Drejtori i Përgjithshëm i Aiba,  kompania lider për produktin e vezës, Erion Hoxhaj.

Pra, lexoni rubrikat e këtij numri dhe nëse ndonjë prej tyre ju ndihmon të ndryshoni perspektivën tuaj apo ju hap një dritare të re në karrierën tuaj, tek e fundit, ju bën të ndiheni edhe mirë, thjesht na njoftoni! Mendimet dhe sygjerimet tuaja janë shumë të vlefshme për ne për të përmirësuar gjithnjë e më shumë produktin tonë special!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0