Ja si ia bën CEO i Microsoft, Satya Nadella për të drejtuar mbledhje produktive - Business Magazine Albania

Ja si ia bën CEO i Microsoft, Satya Nadella për të drejtuar mbledhje produktive


Mbledhjet.

Ato janë pika e vështirë e bizneseve, të vogla dhe të mëdha. Rënkojmë kur mendojmë rreth mbledhjeve që nuk shkojnë mirë, –kohën e mërzitshme, jo produktive dhe të humbur kot të cilën nuk kemi për ta fituar kurrë. Por mbledhjet e bëra ashtu siç duhet mund të jenë vendi i lindjes së ideve të mëdha dhe një platformë e mrekullueshme për të marrë feedback jetik dhe në kohë reale.

Kohët e fundit hasa në intervistën e mëposhtme, me CEO-n e Microsoft, Satya Nadella duke folur për The Wall Street Journal rreth një varietet temash. Unë jam fans i asaj që ka bërë Nadella për Microsoft që kur mori frenat në 2014-n, dhe e vlerësoj veçanërisht mençurinë që jep ai në lidhje me drejtimin e mbledhjeve. (Mund ta gjeni videon në fund të postimit.)

Metoda e Nadella:

Dëgjo më shumë. Fol më pak. Dhe tregohu i vendosur kur vjen momenti. Mund të mos ju duket shumë “wow”, por madhështia e saj ndodhet në koinçizitetin e saj.

Le ta analizojmë se përse është kaq efektive.

Dëgjo më shumë

Aftësia për të dëgjuar më shumë është bërë sa vjen e më shumë e rrallë, veçanërisht kur ka kaq shumë shpërqëndrime nga teknologjia. Shumë shpesh në ato mbledhje nuk ka dëgjim aktiv, dhe shumë herë për shkak të mungesës së përgatitjes ose fokusit.

Puna e një kryetari ose moderatori është të drejtojë një mbledhje drejt rezultatit të saj më produktiv- dhe ai ose ajo nuk ka se si ta bëjë këtë pa dëgjuar me kujdes cilindo të përfshirë në të.

Fol më pak

Kur flet më pak, sigurisht që ke mundësi më të shumta për të dëgjuar, por ka diçka më shumë se kaq. Si lideri i mbledhjes, të mësosh të ‘kafshosh gjuhën’ të ndihmon qё tё arrish:

  • Të tjerët kanë më shumë mundësi të thonë atë çfarë mendojnë;
  • Balancon mendimin racional me shpërthimet emocionale;
  • Mund të bësh pyetje më të mira për ta mbajtur diskutimin e fokusuar;
  • Ke kohë të mendosh;
  • Ashtu siç më ka thënë një shok i mençur: Askush nuk ka mësuar ndonjëherë ndonjë gjë duke folur.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 8 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania.  Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

Ji i vendosur

Kur flet më pak e dëgjon më shumë është një gjë shumë e mirë, por nuk do të thotë gjë nëse nuk merr vendime të qëndrueshme. Dhe mbani mend: Nëse askujt nuk i caktohet përgjegjësia për një detyrë, nuk ka për t’u kryer.

Përmbushja e dy hapave të para do t’ju pajisë më mirë që të realizoni hapin e fundit.

Mos u shqetëso për vendime të këqija- edhe më të mirët janë fajtorë ndonjëherë. Duke mbajtur një subjektivizëm për veprimet, mund të mësosh më shumë nga gabimet dhe t’i bësh gjërat që të ecin.

Ta vësh në jetë

Duke patur parasysh ndryshimet strategjike duke përfshirë blerjen e fundit të LinkedIn, Nadella duket se po e riorganizon Microsoft, duke përfshirë edhe frymëzimin kaq shumë të nevojshmë për një kompani, e cila e ka humbur reputacionin e saj si inovatore.

Merrini këto këshilla dhe rritni vlerat e mbledhjeve tuaja dhe në këtë mënyrë do të çoni biznesin në drejtimin e duhur.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 8 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0