Ja sesi të keni një mendje të fuqishme


Nga Anila Bashllari, trajnere

Për të gjitha herët që keni menduar se ashtu ishte e shkruar dhe ju nuk mund të bëni asgjë, mund t’ju them se pas kësaj fshihet një e vërtetë tjetër dhe çelësin e hapjes së asaj “porte” e mbani ju në dorë. Nëse nuk e gjetët me të parën, po ju jap një ndihmë: “Bëni kujdes nga çfarë mendoni!” Mund të jetë një kokërr gruri apo një fuqi shumë e madhe, kjo varet nga perceptimi juaj.

Lexo: Forcohen masat shtrënguese në luftën ndaj Covid-19

Keni analizuar ndonjëherë se të menduarit në pjesën më të madhe të kohës ndodh automatikisht, ku mendimet shkojnë dhe vijnë pa i kontrolluar, pa menduar pasojat dhe pa i vlerësuar ato? Kjo ka aspektin pozitiv pasi truri kursen energji neurologjike duke i kthyer mendimet dhe veprimet tona automatike, por nga ana tjetër ato ç’ka mendojmë kthehen në besime duke u bërë pjesë e preferencave tona dhe influencuar mendimet tona të ardhshme: atë ç’ka pëlqejmë ose jo. Dhe kjo ndodh në 95% të kohës. Teksa presim rezultate të ndryshme nga vetja, vazhdojmë të kemi të njëjtat mendime dhe si pasojë të njëjtat sjellje, zgjedhje dhe rezultate. Në këto kushte ka shumë pak gjasa për ndryshim.

Është momenti të jemi koshient për çfarë ndodh në mendjen tonë. Çfarë kemi ne në dorë? Nëse duam të jetojmë lirinë duhet të “çlirohemi” nga besimet që nuk na shërbejnë dhe që asnjëherë nuk i kemi sfiduar duke vëzhguar mendimet tona.

Mendja juaj është shumë e fuqishme. Ajo zotëron një potencial që nuk njeh kufizime. Pasi të filloni të kuptoni fuqinë e mendjes dhe të mësoni ligjet universale, ju mund të riprogramoni nën-ndërgjegjjen tuaj duke eleminuar kufinjtë dhe merrni maksimumin nga jeta.

Mendja ka aftësi të shërojë sëmundje, të mos njohë kufizim në pesha apo në mbajtjen mend të gjërave. Por, megjithatë ajo përdoret vetëm 10% në rastin e një mendjeje normale dhe rezulton që 90% nuk shfrytëzohet. Aq më tepër kur ne i vendosim pengesa vetes tonë, kjo % shkon gjithmonë në ulje. Çdo person ka të njëjtin kapacitet të trurit, por jo të gjithë e përdorin atë. Një grup njerëzish së bashku duke futur në funksionim plotësisht forcën e mendjes së tyre do të mundnin të ndriçonin një qytet të tërë, për të paktën një javë. Janë bindjet që ne kemi dhe zgjedhjet që bëjmë ato që na diferencojnë mes individëve të ndryshëm. Ju mund ta trajnoni dhe forconi këtë fuqi.

Lexo: Shkon në 42 numri i të prekurve nga Coronavirus në Shqipëri

Qëllimi kryesor është të dish dhe të kuptosh fuqinë e mendjes njerëzore dhe ta shfrytëzosh atë në maksimumet e saj.

Mendimet kanë tendencën të rriten, të fuqizohen dhe të kontrollojnë jetën tuaj.

Duhet të pranosh se pesha që ti i jep mendimeve, mënyra se si mendon dhe stili i jetës që ndjek do të zbulojë gjëra ineteresante për mendjen tënde.

Fuqia e mendjes është pjesë e fuqisë së kreativitetit të Universit. Kjo do të thotë se ato punojnë dhe funksionojnë së bashku. Dhe kur ti e kupton këtë lidhje dëshiron ta perfeksionosh atë fuqi. TI MUNDESH të ndryshosh jetën tënde!

Jam e bindur që morët një pozicion prej heroi/heroine dhe kurajon për të qenë ai/ajo që ëndërroni. Por, si ta bëni këtë?

Për të arritur mendje të shëndetshme është një punë konsistente dhe shumë e vullnetshme që duhet bërë nga ana juaj. Jeni gati të “hapni” botën e mendjes tuaj dhe të prekni fuqinë e vërtetë të saj? Ndiqni hapat si më poshtë:

  • Gjeni një vend ku nuk ju shqetësojnë dhe mund të jeni vetëm për vetëm me mendimet tuaja. Merrni frymë thellë dhe dëgjoni çfarë thonë. Agjë nuk ulëret më shumë se qetësia. Të konsumosh me veten kohë në të cilën të zbulosh anët pozitive dhe negative të vetes, të punosh me të përpos gjithçkaje është arritje e fuqisë së mendjes.
  • Si fillim zbatoni rregullin 21-sh. Çdo ditë, për 21 ditë rrjesht investoni 10-15 minuta nga koha juaj për të vetë – reflektuar. Në fillim mendohej që duhen 21 ditë aktive njëra pas tjetrës për të hequr një zakon negativ dhe zëvendësuar me një zakon pozitiv. Ky numër tashmë ka ndryshuar, por filloni me 21 ditë. Punoni sa më shumë të luftoni veten në veset tuaja dhe distancojeni mendjen tuaj nga simbiozat të cilat ulin nivelin e saj.
  • Identifikoni sfidat me të cilat përballeni në jetë dhe vendosni qëllimet tuaja personale për të triumfuar mbi këto sfida. Tregojini vetes dhe botës që mendja juaj ka aftësinë t’ju korrigjojë juve dhe të vizualizojë një horizont më të hapur dhe të qartë për ju.
  • Klasifikoni mendimet tuaja. Sigurohuni të kuptoni nëse origjina e mendimeve është mendja juaj apo e dikujt tjetër. Në pjesën më të madhe të kohës mendimet tona nuk janë tonat!!! Peshojini ato për të kuptuar nëse vërtet janë ç’ka ju dëshironi të arrini në jetën tuaj.

Lexo: Pandemia, 6 kërkesat e përfaqësuesve të biznesit për qeverinë shqiptare

  • Unë sugjeroj shumë të mbani një ditar mirënjohje. Listoni të mirat që jeta ju dhuron dhe jini koherent me gjithçka që ndodh përreth qenies tuaj. Sa më shumë të jeni falenderues ndaj Universit apo dikujt – aq më shumë mendja juaj do t’ju shpërblejë. Sepse mendja është organ jetësor mirënjohës dhe i adapton shumë pozitivisht sinjalet falenderuese që ju i dërgoni.
  • Mos humbisni idetë që ju vijnë në mendje. Shkruajini diku për të ruajtur çdo “prodhim” që nxjerr fabrika juaj e të menduarit dhe më pas të filloni formimin e ideve unike të forta, të cilat nuk do t’ju lënë kurrë në baltë.
  • Së fundmi, kujdesuni dhe mbroni në maksimum sferën tuaj psikologjike. Është gjithçka që ju mban me këmbë në tokë dhe në të njëjtën kohë ju lejon të ëndërroni shumë lart. Dhe këtë funksionim normal të saj nuk mund ta kushtëzoni me asgjë dhe nga askush. Mendimet tuaja janë vizioni i asaj që dëshironi të bëheni.

Kjo është arsyeja pse mbrojtja e mendjes tuaj: dija dhe nënvetëdija është kaq e rëndësishme. Është mekanizmi me të cilin proçeset tuaja të vjetra të të menduarit mund të ndryshohen, kështu që ju do të keni besime dhe pritshmëri të reja. Njohja e kësaj fuqie dhe përdorimi i saj në mënyrë të dobishme është ajo që do t’ju ndihmojë të ndërmerrni hapin e parë drejt realizimit të qëllimit tuaj për të marrë atë që dëshironi. Ju mund të përparoni ndjeshëm pasi të keni kuptuar fuqinë e mendjes suaj, dhe ta përdorni atë për qëllimin, të cilin është krijuar: t’ju japë gjithçka dhe mbi gjithçka që dëshironi në jetë.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale