Ja pse mikroinfluencerët janë më të popullarizuar se influencerët kur flasim për bashkëpunimin me markat » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 29/07/2019

Ja pse mikroinfluencerët janë më të popullarizuar se influencerët kur flasim për bashkëpunimin me markat

Share
nga Eridon Elshani
Kor 29, 2019
-Manages Business Mag Kosovo
lexo me teper >

Markat po shpenzojnë më shumë para me mikroinfluencerët. Influencerët e famshëm përbëjnë vetëm 28% të shpenzimeve vjetore të markave, krahasuar me mikroinfluencerët me 40%, sipas Rakuten. Pothuajse një e treta e të gjitha profileve në Instagram janë mikroinfluencerë, sipas InfluencerDB.

Ndryshe nga influencerët e mëdhenj, mikroinfluencerët priren të kenë marrëdhënie më të fuqishme me ndjekësit e tyre, gjë që shpesh çon në origjinalitet dhe më shumë pëlqime. Mikroinfluencerët perceptohen si liderë të mendimit të specializuar në një fushë të caktuar. Për shkak se ata kanë një audiencë relativisht të vogël, mikroinfluencerët zakonisht kërkojnë më pak para se influencerët e famshëm por prapë sjellin përfitime të mëdha.

Edhe pse ekzistojnë përjashtime nga ky rregull, kur numri i ndjekësve të një influenceri rritet, pëlqimet dhe aktiviteti bien. Për një mikroinfluencer, një nivel “i mirë” i aktivitetit mund të jetë diku nga 10% në 15%, krahasuar me 5% deri në 7% për një influencuer të nivelit të mesëm dhe 1% deri 2% për një makroinfluencer.

 Markat që kërkojnë të targetojnë një fushë të caktuar, mund të bashkëpunojnë me një mikroinfluencer dhe një agjenci për të gjetur përdorues që lidhen direkt me markën e tyre.

 Përveç bashkëpunimit me një agjenci, markat mund të gjejnë mikroinfluencerë edhe në mënyrë organike. Për shembull, një mikroinfluencer mund të tërheqë vëmendjen e një marke duke e etiketuar atë në një postim të sponsorizuar. Nëse këto lloj postime arrijnë të shihen nga një markë, kjo mund të rezultojë në partneritete të formuara në mënyrë organike, të cilat edhe mund ta shpëtojnë një markë nga falimentimi …

BusinessInsiderIntelligence