Ja përse të gjithë milionerët e bitcoin po zhvendosen në Porto Riko - Business Magazine Albania

Ja përse të gjithë milionerët e bitcoin po zhvendosen në Porto Riko

Në mars të vitit 2021, sipërmarrësi dhe investitori i kriptomonedhave, David Johnston, u zhvendos me prindërit, gruan, tre vajzat dhe shoqërinë e tij në Porto Riko. 36-vjeçari, i cili ka qenë i përfshirë në ekosistemin e kriptomoedhave që nga viti 2012, thotë se vendimi për t’u zhvendosur nga Austin nuk donte shumë mend.

Përtej faktit se Puerto Riko ofron një sfond tropikal gjatë gjithë vitit me plazhe piktoreske, ky territor i SHBA-së ka gjithashtu politika miqësore me kriptografinë, duke përfshirë lehtësira të mëdha tatimore për ata që kalojnë të paktën 183 ditë në ishull çdo vit. Banorët mund të mbajnë pasaportat e tyre amerikane, ndërsa në të njëjtën kohë nuk duhet të paguajnë asnjë taksë mbi fitimet kapitale.

“Aty janë të gjithë miqtë e mi. Unë nuk kam më asnjë mik që ka mbetur në Nju Jork, dhe ndoshta pandemia e përshpejtoi këtë, por të gjithë ata janë zhvendosur në Porto Riko, “thotë Johnston, duke vënë në dukje se shumë nga miqtë e tij në Kaliforni kanë bërë gjithashtu këtë lëvizje.

Johnston thotë për CNBC se pasi pa miqtë dhe kolegët e tij të zhvendoseshin, ai shkoi ta vizitonte vetë në fillim të vitit 2021-shit.

“Thashë, ‘Wow, mirë, e kuptoj’,” Johnston kujton përshtypjen e tij të parë për territorin e ishullit të vogël, perimetri i të cilit mund të kalohet në gjysmë dite. “Ishulli ka tre milionë njerëz…është mjaft i madh për të ndërtuar një qendër teknologjike.”

Lexo edhe: Ky boshllëk tatimor po ndihmon investitorët e Bitcoin-it të kursejnë para

Johnston thotë se Puerto Rico i kujton shumë Austin-in në vitin 2012. Para se Tesla, Samsung dhe Apple ndihmuan ta kthenin kryeqytetin e Teksasit në një nga qendrat më popullore të teknologjisë në vend. Por ngjashëm me Porto Rikon e sotme, Austin kishte shumë energji dhe shumë njerëz të apasionuar që lëviznin atje, gjë që u përshpejtua me kalimin e kohës.

“Këtu është komuniteti im. Aty po shkojnë njerëzit që unë njoh dhe dua, dhe ata do të shkojnë atje për të ndërtuar diçka interesante. Diçka që i ndihmon njerëzit e zakonshëm, dhe kjo është ajo që më pëlqen për blockchain. Është e hapur për të gjithë”, tha ai.

cnbc 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0