Ja përse Elon Musk do të paguajë mbi 11 miliardë dollarë taksa këtë vit - Business Magazine Albania

Ja përse Elon Musk do të paguajë mbi 11 miliardë dollarë taksa këtë vit

Elon Musk duket se do të përballet me një faturë të rëndë tatimore këtë vit, ndoshta më e madhja në  historinë e SHBA.

“Për ata që pyesin, do të paguaj mbi 11 miliardë dollarë taksa këtë vit”, shkroi në Twitter të hënën CEO i Tesla.

Musk ka shitur 14 miliardë dollarë aksione të Tesla-s që nga fillimi i nëntorit, pasi pyeti ndjekësit e tij në një sondazh në Twitter nëse ai duhet të shesë 10% të zotërimeve të tij. Përgjigja ndaj sondazhit ishte një “po” e fuqishme.

Por ka të ngjarë që Musk do të kishte filluar t’i shiste aksionet e tij gjithsesi, kjo për shkak se ai përballet me një faturë masive tatimore për opsionet e aksioneve të Tesla.

Opsionet e aksioneve që Musk mori në 2012 do të skadojnë në gusht të vitit të ardhshëm. Për t’i ushtruar ato, ai duhet të paguajë tatimin mbi fitimin.

Në vend që të marrë një pagë ose bonus në para, pasuria e Musk vjen nga çmimet e aksioneve dhe fitimet në çmimin e aksioneve të Tesla-s.

Megjithëse aksionet e Tesla kanë rënë që nga sondazhi i Musk në Twitter, ato mbeten tepër të vlefshme, aksionet janë rritur me 28%.

Kur Musk dëshiron para, ai thjesht mund të marrë hua duke përdorur aksionet e kompanisë së tij si kolateral. Megjithatë, kjo praktikë është kritikuar nga disa politikanë si një zbrazëti tatimore për mega të pasurit.

Në fillim të këtij viti, ProPublica publikoi një hetim që tregonte se Musk dhe disa miliarderë të tjerë nuk paguanin taksa federale mbi të ardhurat në vitin 2018.

Midis 2014 dhe 2018, Musk pagoi 455 milionë dollarë taksa mbi 1.52 miliardë dollarë të ardhura, sipas ProPublica, pavarësisht se pasuria e tij u rrit me 13.9 miliardë dollarë gjatë asaj periudhe.

Sipas Forbes, Musk vlen mbi 244 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun më të pasur në botë.

Musk mund të kishte pritur vitin e ardhshëm për të paguar faturën e taksave, por kjo do të nënkuptonte normë më të lartë të taksave sipas projektligjit “Build Back Better” të Demokratëve.

Shefi i Tesla dhe SpaceX kohët e fundit është duke u grindur me demokratët në Twitter për çështjen e shmangies së taksave.

cnbc 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0