Ja kur mund të aktivizohen vizat për Shqipërinë - Business Magazine Albania

Ja kur mund të aktivizohen vizat për Shqipërinë


Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian ka arritur me Parlamentin Europian marrëveshjen për aktivizimin e shpejtë të mekanizmit të pezullimit të përkohshëm të lëvizjes së lirë, për vendet e treta që abuzojnë me liberalizimin e vizave.

Ky mekanizëm do të aktivizohet, së pari, në rastet kur ka rritje të konsiderueshme të numrit të shtetasve të një vendi të tretë si psh, Shqipëria, të cilëve u është refuzuar hyrja apo që kanë qëndruar në mënyrë të parregullt në territorin e BE-së.

Së dyti, mekanizmi aktivizohet kur ka rritje të konsiderueshme të kërkesave të pabaza për azil dhe së treti, mungesë të bashkëpunimit në marrëveshjet e ripranimit që kanë të bëjnë me kthimin e emigrantëve.

Vizat mund të rivendosen me një vend të tretë edhe në raste të kërcënimeve të politikës publike ose sigurisë së brendshme të BE-së në lidhje me shtetasit e vendit të tretë në fjalë.

Është Komisioni Europian që do të monitorojë situatën e vendeve, që përfitojnë nga liberalizimi i vizave dhe që i raporton Parlamentit dhe Këshillit nëse ka vend për rivendosje vizash apo jo.

Pas një njoftimi nga një shtet anëtar ose një kërkesë nga një shumicë e thjeshtë e vendeve anëtare, ose bazuar në raportin e vet, Komisioni Europian do të ketë një muaj kohë në të cilin do të vendosë të rivendosë vizat për nëntë muaj për një vend tê tretë.

Ky vendim do të hyjë në fuqi automatikisht. Marrëveshja për këtë mekanizëm pritet të miratohet në seancë plenare të Parlamenti Europian javën e ardhshme dhe nga shtete anëtare për të hyrë më pas në fuqi.

burimi: sot.com.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0