Ja cilat janë gjërat që duhet të bëni për një lumturi të përditshme

Ja cilat janë gjërat që duhet të bëni për një lumturi të përditshme


Sekreti për lumturinë e vërtetë dhe të qëndrueshme mund të jetë shumë më afër nga sa mendoni.

Si mund ta arrijmë lumturinë e qëndrueshme?  Në një botë që vendos qëllime të orientuara drejt arritjes së objektivave, kjo është një pyetje vërtet e vlefshme. Megjithatë, rezulton se sekretet e lumturisë së qëndrueshme mund të jenë më afër seç mendojmë. Po ju paraqesim shtatë gjërat që njërëzit e lumtur bëjnë dhe që duhet t’i përfshini në rutinën tuaj të përditshme.

Bëni stërvitje
Përveçse e bën trupin të ndihet më mirë, stërvitja gjithashtu ndihmon trurin tuaj. Shtimi i rrahjeve të zemrës shkakton çlirimin e dopaminës, e cila si përgjegjëse për lumturinë ju mundëson një gjendje më të mirë mendore.

Kujdesuni për trupin tuaj
Ne zgjedhim produktet me të cilat ushqehemi si dhe të gjitha gjërat e mira dhe të këqija që i shkaktojmë trupit tonë. Nëse  abuzojmë me trupin tonë me ushqime të shpejta dhe substancat toksike, do ta paguajmë më vonë me pakënaqësi dhe dhimbje. Me një përpjekje aktive për të ushqyer trupin tonë, keni ndërmarrë një hap të rëndësishëm në ndjekje të lumturisë.

Jini të sjellshëm
Njerëzit e lumtur nuk i lënë goditjet e jetës t’i vendosin poshtë. Nga diçka e vogël si shkelja aksidentalisht e këmbës së një personi, tek diçka më e madhe si ngritja në detyrë, të qenurit i sjellshëm rrit tolerancën tuaj kundrejt gjërave të këqija dhe ju ndihmon të qëndroni në një humor të mirë.

Lexo: 4 hormonet e lumturisë

Gëzojuni natyrës
Nëse është ditë e bukur, dilni jashtë dhe shëtisni. Jepini vetes 30 minuta kohë thjesht për t’u ulur në një fushë me bar dhe për të ndjerë flladin e erës. Ju e meritoni.

Rrethojeni veten nga njerëz që ju duan
Ne përjetojmë më shumë kënaqësi nga ndërveprimet sociale, kur kemi një lidhje më të thellë me njerëzit me të cilët ndërveprojmë. Prandaj njerëzit e lumtur, në mënyrë të vazhdueshme shmangin ata që ua mbushin jetën me energji negative dhe mbajnë pranë ata njerëz që u dhurojnë ngrohtësi.

Jini mirënjohës
Është e lehtë të ankohesh dhe e vështirë të vlerësosh. Mposhte këtë cikël duke u përpjekur t’i shohësh gjërat ndryshe kur ky cikël nuk shkon siç duhet. Edhe kur çdo gjë duket se po shkon keq, gjej një arsye për të cilën je mirënjohës. Do të jetë arsye e mjaftueshme për të kaluar ditën e keqe.

Jini të lumtur
Ne shpesh nuk e kuptojnë fuqinë që kemi brenda nesh për ta shndërruar humorin e keq në humor të mirë. Gjërat e këqija nuk u ndodhin vetëm njerëzve të këqinj. Gjërat e këqija thjesht ndodhin. Por ajo që ka rëndësi është mënyra si reagojmë ndaj tyre.
Jini të lumtur të paktën një herë në ditë, çdo ditë. Do të habiteni se sa shpejt do të bëhet pjesë e juaja, ky zakon i ri!

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0