Ja cilat janë disa nga restorantet vegjetariane në Tiranë - Business Magazine Albania

Ja cilat janë disa nga restorantet vegjetariane në Tiranë


Ne të gjithë e dimë se kuzhina tradicionale shqiptare kryesisht është me bazë mishi, por nuk përjashtohet mundësia për ushqime vegjetariane. Në Tiranë ekzistojnë shumë pak restorante vetëm vegjetariane, por një pjesë e mirë e restoranteve tradicionale ofrojnë mundësi pa përfshirë mishin në menutë e tyre të pasura.

Në këtë artikull BusinessMag ju sjell disa nga restorantet vegjetariane dhe restorante që ofrojnë mundësi për vegjetarianët. Nëse ju miq të faqes sonë keni sugjerime të tjera restorantesh vegjetariane, të cilat nuk i kemi përfshirë në artikull mund të na i dërgoni me mesazh në faqen tonë të Facebook.

Lexoni: 5 Restorantet më të mira në Tiranë, sipas të rinjve

Veggies Tirana

Restoranti më i famshëm vegjetarian dhe vegan në Tiranë është Veggies. Ky restorant komod që ndodhet në zonën e bllokut është vendi kryesor ku mund të konsumoni ushqime si sallatra ekzotike vegane, quinoa, guacamole, pjatat kuskuse, etj. Është gjithashtu vendi më i mirë në Tiranë për të provuar shije të reja ekzotike dhe vegjetariane.

Për më shumë mund të klikoni në linkun: https://www.facebook.com/veggiestirana/

Gjelbër Resto-Lounge

Restoranti Gjelbër është një ndër të paktët që ofron ushqime vetëm me bazë bimore dhe mjaft të shijshme, të shëndetshme, me çmime të lira si dhe me sa më pak ose aspak ndikim negativ në mjedis.

Për më shumë mund të klikoni në linkun: https://gjelber-resto-lounge.business.site/

Greeny Tirana

Greeny Tirana u hap për herë të parë në Tiranë në Korrik, të vitit 2016. Një nga restorantet e para që shërben ushqim të shëndetshëm dhe të ftohtë. Në Greeny Tirana mund të gjeni ushqim për dashamirësit e mishit, vegjetarianët dhe veganët. Këtu përdoren produkte të freskëta dhe të stinës. Greeny gjithashtu ofron lëngje të ndryshme frutash të freskëta.

Për më shumë mund të klikoni në linkun: https://www.facebook.com/greenytirana/

Oda

Oda është restoranti që ofron të shijoni kuzhinën autentike shqiptare, pranë Pazarit të Ri. Ajo është ndërtuar në vitin 2005 në një vilë të vogël një katëshe, shtëpi tiranase. Specialja e gatimit është pjekja në saç, një pjekje shumë e vjetër tradicionale. Oda preferohet shumë nga turistët e huaj për ushqimin dhe detajet artistiko-historike shqiptare, duke qenë edhe i prezantuar në librin: Guidë Turistike për Ballkanin. Për ju që jeni vegjetarianë Oda ofron ushqime si lakrori dhe pispilia në saç, supën e shtëpisë, patëllxhanët e gatuar me erëza, fërgesën tiranase, qifqinë, tavë me speca të mbushura, fasulet pllaqi, perimet e zgarës, sallatrat e ndryshme, si dhe rakinë e verën shqiptare.

Për më shumë mund të klikoni në linkun: https://www.facebook.com/ODA-Restorant-117551295017643/

Mullixhiu

Pranë liqenit artificial të Tiranës, në një nga zonat më të bukura, ndodhet Mullixhiu, restoranti më i këndshëm në kryeqytetin shqiptar. Mullixhiu është një nga restorantet më të mirë në Tiranë, që ofron ushqime super të shijshme, mikpritje të madhe dhe ngrohtësi familjare që nderon traditën dhe vlerat e kulturës shqiptare. Mullixhiu ju fton të shijoni ushqimet tradicionale shqiptare të risjella në një mënyrë më të sofistikuar dhe moderne, një përzierje e shkëlqyer e të vjetrës me të renë. Përbërësit merren direkt nga Mrizi i Zanave, një fermë e mrekullueshme që ndodhet në Fishtë të Lezhës. Mjafton të provoni lëngun e shegës dhe do të kuptoni që shija nis që aty. Mullixhiu ofron shumë mundësi për vegjetarianët që nga perimet, frutat dhe deri tek ushqimet si byreku apo djathi i prodhuar nga vetë Mrizi i Zanave.

Për më shumë mund të klikoni në linkun: https://www.mullixhiu.al/

Chakra Jonë, Tiranë

Chakra Jonë është i vetmi restorant indian në Tiranë, tek Komuna e Parisit, jo shumë larg nga liqeni artificial. Menuja e larmishme e Chakra ofron një shumëllojshmëri pjatash vegjetariane, të tilla si supa me thjerrëza, lulelakër apo qepë të gatuar me erëza të ndryshme, etj. Gjithashtu, mos harroni të provoni pitet e mrekullueshme tradicionale indiane.

Për më shumë mund të klikoni në linkun: https://www.facebook.com/ChakraJone/

Lexoni: 10 RESTORANTET MË TË MIRA NË EUROPË, MES TYRE DHE NJË NGA SHQIPËRIA E KOSOVA

Happy Belly

Happy Belly është një bar-restorant vegan në zemër të bllokut, afër Sky Tower. Ky bar i vogël ka disa opsione interesante vegane dhe vegjetariane dhe gjithashtu shërben smoothie dhe lëngje të shijshme për këto ditë të nxehta vere.

Për më shumë mund të klikoni në linkun: https://www.facebook.com/Happy-Belly-Eat-Smart-874494982633143/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Një lider i mirë merr më shumë faj dhe më pak lavdi.”
— Arnold H. Glasow
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0