Ja cila është strategjia më e mirë e biznesit, sipas Gary Vee - Business Magazine Albania

Ja cila është strategjia më e mirë e biznesit, sipas Gary Vee


Gary Vee e quan atë “strategjinë më të mirë të biznesit, për të cilën askush nuk flet”. Sipas tij është: Mirësia.

“Është një pjesë thelbësore e trashëgimisë që po ndërtoj”, thotë Gary, sipërmarrës serial dhe themelues i VaynerMedia. “Dua të ndërtoj biznese të mëdha dhe të blej avionë, por dua ta bëj duke qenë një djalë i mirë. Kam  zero interes për të ndërtuar gradaçelat më të mëdhenj, duke rrënuar njerëzit e tjerë”.

Lexoni: SI TË TREGONI NJË HISTORI NË MEDIAT SOCIALE?

Gary thekson se mirësia është një avantazh masiv për një arsye kryesore: “mund të jesh i sjellshëm vetëm nëse mendon se po vjen nga një vend i meritave”, thotë ai.

Kjo do të thotë të jesh i sigurtë dhe me besim tek vetja dhe tek atë që duhet të ofrosh.

“Ndërsa po kalojnë vitet, unë po kuptoj gjithnjë e më shumë, se mirësia është një pjesë shumë e madhe e ekuacionit. Nuk ka të bëjë vetëm me shitjet dhe negociatat. Nuk ka të bëjë vetëm me atë që doni. Nuk ka të bëjë vetëm me presionin. Njerëzit nuk e kuptojnë që mirësia është strategjia më e mirë e biznesit”.

Por pse mirësia përbën një ndryshim të tillë?

  1. Ndërton kapitalin emocional

“Nëse i jepni vlerë së pari dikujt tjetër në biznes, ju keni avantazhin kryesor”, thotë Gary.

Sa më shumë jep Gary në marrëdhëniet e tij të biznesit, aq më shumë rritet reputacioni i tij. Dhe me një rrjet kaq të gjerë (ai ka mbi 6.9 milionë ndjekës vetëm në Instagram), ka një shans të mirë që disa nga personat, për të cilët ai bën diçka të mirë sot do të rezultojnë të bëhen dikushi në të ardhmen.

“Asnjëherë nuk e dini se çfarë mundësish do të merrni duke qenë një person i mirë”, thotë ai. “Kurrë nuk do të dini se çfarë lloj mundësish do të humbni duke qenë një person i keq”.

  1. Ushqen besnikërinë e punonjësve

Pjesa më e vështirë për të parë mirësinë si strategji biznesi, thotë Gary, është se sjellja e keqe shpërblehet aq shpesh në një afat të shkurtër. Është e lehtë të mendosh që udhëheqësit e “ashpër” janë ata që ia dalin mbanë, sepse shpesh janë ata që ne i shohim duke u ngjitur në krye.

Mirësia është pjesë e një loje të luajtur gjatë.

“Nëse po përdorni negativitetin për të kontrolluar njerëzit që po punojnë për ju, ata do të ushqejnë pakënaqësi që do të ndikojë në biznesin tuaj,” thotë Gary.

Dhe ky lloj suksesi nuk do të zgjasë shumë gjatë.

Për t’u siguruar që mirësia është pjekur në kulturën e kompanisë VaynerMedia, Gary ka bërë kreun e burimeve njerëzore personin e dytë më të rëndësishëm në kompani.

Lexoni: Udhëzuesi i Jack Ma për zhvillim dhe sukses

  1. Atë që mbjell, do ta korrësh

“Realiteti është se, mundësitë e fituara nga njerëzit e mirë për shkak të mirësisë së tyre janë të paçmuara,” thotë Gary.

“Mendoni për këtë. Sa herë keni bërë diçka që ndikon plotësisht në jetën e një personi bazuar në mënyrën se si jeni ndjerë për to? Ndodh gjatë gjithë kohës.”

“Mirësia gjithmonë shpërblehet. Dikush është gjithmonë duke parë, por është e rëndësishme të mos prisni asgjë në këmbim. Ju duhet të jeni në gjendje të jepni më shumë sesa të prisni t’ju japin”, thotë Gary dhe,”kur të arrini këtë, do të merrni më shumë mundësi sesa e keni imagjinuar”.

burimi: SuccessResources

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0