Ja cila është shpikja që do revolucionojë botën e telekomunikacionit - Business Magazine Albania

Ja cila është shpikja që do revolucionojë botën e telekomunikacionit


Një minilazer i ndërtuar në bazë të një fenomeni fizik shumë të rrallë, premton të revolucionojë botën e telekomunikacionit, me mundësinë për të transportuar një sasi informacioni, 10 herë më të madhe në krahasim me fibrat aktuale optike.Minilazeri është i aftë t’i bëjë edhe kompjuterat më të fuqishëm, më të shpejtë. Realizimi i tij u mundësua pas një pune pothuajse një shekullore, pas 90 vitesh, vetëm tani u konkretizua.

I përshkruar në revistën “Nature”, u ndërtua nga universiteti i Kalifornisë në San Diego, nga kompania e Ashok Kodigala. I teorizuar në vitin 1929 dhe realizuar si model vetëm në vitin 1974, lazeri i ri, bazohet në fenomene fizike, të quajtura “Bic” që dallon valët që qëndrojnë permanente në një sistem të hapur.

Kjo cilësohet një anomali, sepse në një sistem të hapur, valët tentojnë të largohen, shpjegon fizikanti Carlo Cosmelli, i universitetit La Sapienza të Romës.

“Nëse marrim, një kordë violine, pa e fiksuar në ekstremitet, ajo mund të luajë të gjitha frekuencat. Por nëse e fikson mirë, kjo kordë prodhon vetëm një notë specifike”.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0