Gëzim Gashi është shqiptari i famshëm në Suedi, i cili ka nën zotërim Institutin e Ri të Arteve dhe Inovacionit në Los Angelos, Kaliforni. Gëzimit i është dashur të punonte si marketer në telefon para se të bëhej një pronar i madh.
Lexo: Shqiptari Gëzim Gashi me pasion dhe punë hap një shkollë arti në Amerikë
Ervis Trupja tashmë njihet si shqiptari që është bërë pjesë e LinkedIn, por para se të arrinte në këtë pikë të suksesit të tij ka punuar si mësues në Medresenë e Tiranës dhe për një periudhë të shkurtër kohore edhe si kamarier.
Lexo: Ervis Trupja, shqiptari që i bashkohet ekipit të LinkedIn
Ersi Druga vajza ekselente nga Tirana që synon të bëhet një mjeke ushtarake e zonja, ka punuar si kamariere përgjatë sezonit të verës.
Lexo: Ersi Druga, nxënësja e ekselencës që punoi kamariere në verë
Anisa Bardhi punoi si recepsioniste para se të përfundonte shkollën. Sot është menaxhere e bizneseve të familjes së saj Hotel Iliria dhe bar Nomad.
Lexo: Anisa Bardhi, vajza antikonformiste që e do Shqipërinë
Naser Gashi pastiçieri i suksesshëm shqiptar, i cili ka hapur shkollën për të përvetësuar artin kulinar në Slloveni para se të niste sipërmarrjen që do ta çonte drejt suksesit, ka punuar si asistent profesor.
Bora Qesja, vajza nga Durrësi, e cila është pedagoge në një nga universitetet më të mira të Australisë i është dashur që për të përballuar shpenzimet e larta të universitetit të punonte edhe si kamariere gjatë fundjavave.