Ja çfarë bën Warren Buffet për "hobi", pasionet e Orakullit të Omahas pas pune - Business Magazine Albania

Ja çfarë bën Warren Buffet për “hobi”, pasionet e Orakullit të Omahas pas pune


Kur Orakulli i Omahas flet, njerëzit bëjnë “pelegrinazh” rreth tij. Në fakt, mijëra aksionerë të Berkshire Hathaway grumbullohen në qytezën e vogël Omaha të Nebraskës çdo vit për ta dëgjuar atë të flasë rreth investimeve.

Sigurisht, nëse ndonjë lider biznesi mund të komandojë këtë nivel përkushtimi, ky është zoti Buffett. Ai praktikisht ka dyfishuar ose trefishuar pasurinë e tij neto në çdo dekadë të jetës së tij, dhe sot vlen plot 67 milionë $. Një aksion i vetëm i kompanisë së tij? 191.396$. Mjaftueshëm për të blerë një shtëpi në secilin prej 50 shteteve të SHBA-së.

Duam edhe ne të dimë se si ia bën Warren!

Ekzistojnë libra pafund mbi mënyrën se si Buffett ka akumuluar pasurinë e tij (Amazon ka gati 20 faqe me rezultate kur klikohet emri i tij). Numri i artikujve rreth tij në site si The Motley Fool, The Wall Street Journal dhe Business Insider është mbase diku te mijërat.

Por nuk ka shumë artikuj në atë se çfarë bën ai në kohën e tij të lirë pas pune.

Kjo nuk është surprizuese. Në kulturën e ditëve të sotme të njerëzve të varur ndaj punës të cilët rregullisht punojnë me orare të zgjatura, orari i zyrës i Buffett’s është më i vlefshëm për lexuesit e tij se sa për hobet e tij në shtëpi. Por sjellja e tij e famshme Zen ndaj menaxhimit, investimit dhe bërjes së miliardave mund t’i atribuohet gjerësisht balancës për t’u patur zili midis punës dhe jetës personale.

Ja 5 gjëra që Warren Buffett bën çdo ditë nga të cilat ne të gjithë do të mund të mësonim:

1. Lexoni 500 faqe
Njëherë kur e pyetën se si të bëhej më i zgjuar, Orakulli ngriti një tufë me letra në duar dhe tha: “Lexoni 500 faqe nga këto çdo ditë. Kështu ndërtohen njohuritë, si interesi i përbërë.”

Buffett vlerëson se ai shpenzon 80% të ditës së tij që duke lexuar në punë (pasqyra financiare, ditare, raporte) dhe në shtëpi (gazeta dhe libra). Shumë prej nesh aq faqe nuk i bëjnë në një vit.

“Unë më shumë lexoj dhe meditoj, dhe bëj më pak vendime impulsive se pjesa më e madhe e njerëzve në biznes.” Bën sens; sa më i mirë të jesh si lexues, sa më të informuar të jeni, aq më pak impulsivë do të jeni.

2. Bëni pak ushtrime

Buffett ka thënë njëherë se sekreti i tij për të qëndruar i ri është sepse ai ha si një 6-vjeçar. Kjo përfshin edhe pirjen e 5 CocaCola-ve në ditë. “Një e katërta e imja është Coca-Cola,” ka pranuar ai. (Duke patur në konsideratë se ai zotëron 16 miliardë $ në aksionet e Coca-Cola, kjo mund të jetë e vërtetë.) Kini parasysh se 85-vjeçarit i pëlqen gjithashtu të hajë hamburger, mish të pjekur, kafe.

Në 2007-n (kur ishte 77 vjeç, ai zbuloi se doktori i tij i kishte dhënë një zgjidhje të thjeshtë: “Ose hani mirë, ose bëni ushtrime.” Buffett zgjodhi ushtrimet, “më të voglën e dy të këqijave.” Ndryshimi i vogël në jetën e tij duhet të ketë funksionuar. Pasi mundi kancerin e prostatës në 2015-n, ai vazhon ende të duket i lumtur dhe i shëndetshëm.

3. Jini mirënjohës, jo shpërdorues
Duke ndjekur gjurmët e heroit të tij, Chuck Feenay (i cili e dhuroi pasurinë e tij në fshehtësi), Buffett është një prej filantropistëve më të mëdhenj në botë. Nisma e tij “Giving Pledge” është një organizatë botërore që bashkon filantropistët më të mëdhenj nën zotimin e këtyre të fundit për të dhuruar gjysmën e pasurisë në kauza të drejta, duke përfshirë këtu edhe Bill Gates dhe Richard Branson. Warren Buffett është zotuar të dhurojë rreth 99% të pasurisë së tij gjatë të gjithë jetës.

“Nëse jeni në pjesën e 1 përqindëshit më fatlum të botës, këtë ia detyroni pjesës tjetër të njerëzimit, pra 99 përqindëshit.”

Warren Buffet jo vetëm që jeton në të njëjtën shtëpi që ka blerë që prej 1958-s për 31,500$, por i pëlqen që investitorët që i vijnë për vizitë në Omaha t’i qerasë me një drekë në McDonald’s.

4. Luani lojëra që kërkojnë durim
Si Chuck Feenay, Buffett ka pranuar se ai e menaxhon pasurinë e tij sikur po luan një lojë. Kjo nuk është për t’u habitur. Atij i pëlqejnë lojërat dhe luan rregullisht “lojëra mendore” financiare për ta ndihmuar atë për të kuptuar strukturat e investimeve të tij.

Ai gjithashtu pëlqen të jetë i mprehtë duke luajtur Bridge (si Monopoly, që kërkon shumë kohë për t’u përfunduar). Në fakt, Buffett pëlqen lojën Bridge kaq shumë saqë ndonjëherë mund të gjendet në një qendër tregtare për veshje në Omaha, duke paguar 7$ për të luajtur kundër pensionistëve.

“Duhet të jetë ushtrimi më i mirë intelektual prej të gjithave,” pretendon ai. “Ju shikoni situata të reja çdo 10 minuta…Bridge bën fjalë rreth raportit të fitimeve përkundrejt humbjeve. Të duhet të bësh llogaritje gjatë të gjithë kohës.”

5. Kini një hobi që është vetëm për kënaqësi
Për analistët e Wall Street të cilët punojnë shpeshherë mbi 100 orë në javë, diçka kaq e zakonshme si një “hobi” nuk merret në konsideratë. Por Warrenit i pëlqejnë hobit. Nëse mund ta besoni, ai është një lojtar i mirë i ukulele dhe madje i shkruan vetë këngët e veta. Ka madje video në YouTube ku ai këndon rreth Coca Colas dhe bën duet me Bon Jovin.

 

/Shkruar  nga Alp Mimaroglu, Publikuar nga Entrepreneur.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0