Izraeli me Tyto Care shpik pajisjet e testeve mjekësore në shtëpi pa praninë e doktorit

Izraeli me Tyto Care shpik pajisjet e testeve mjekësore në shtëpi pa praninë e doktorit



Një tjetër surprizë vjen nga Izraeli në fushën e teknologjisë mjekësorë për kujdesin ndaj shëndetit.

Kompania izraelite telemjekësore, Tyto Care, e cila ka arritur të zhvillojë me sukses testet për të diagnostikuar një të sëmurë, pa praninë e doktorit në shtëpinë e pacientit, duke i transmetuar të dhënat nëpërmjet aplikacionit në telefon, ka grumbulluar 25 milionë dollarë fonde nga investitorët.

Janë disa kompani të mëdha të cilat janë të interesuara për të blerë aksione në Tyto Care.

Tyto ka zhvilluar pajisje të tilla si kamera për testet e sëmundjeve të grykës, një pajisje që ekzaminon veshët, një stetoskop për ekzaminimet e mushkërive, një kamera për testet e lëkurës. Të gjitha këto, janë për përdorim shtëpiak.

Sistemi është përbërë nga pajisje dhe software, që bën të mundur verifikimin e gjendjes së pacientit njëlloj sikur ta kishte kryer mjeku. Më pas, një doktor analizon imazhet, të cilat qëndrojnë në sistem për shqyrtime të mëpasshme.

Tyto Care konsiderohet si një nga startupet më premtuese. Ajo është themeluar në vitin 2016 dhe ka 30 punonjës.

burimi: Izraelisot

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0