iPhone 5 mori me teper vemendje ne Twitter se Galaxy S4 - Business Magazine Albania

iPhone 5 mori me teper vemendje ne Twitter se Galaxy S4


Pervec gara per ofrim te vecorive sa me te shumta, prodhuesit e iPhone 5 dhe Samsung Galaxy S4 mund te garojne edhe sa i perket fitimit te popullaritetit me te madh tek perdoruesit.
 
Ata zgjedhin forma te ndryshme per t’i paraqitur prodhimet e tyre, per te terhequr me teper vemendje, e keshtu te sigurojne me teper fitime.
Sido qe te jete sa i perket vecorive qe i ofrojne, qofshin ato softuerike, qofshin harduerike, iPhone 5 ishte teme pesefish me shume e cicerimave qe ishin postuar ne rrjetin shoqeror Twitter gjate muajit te pare qe kur ishte leshuar ne krahasim me produktin e Samsung Galaxy S4.
 
Ky perfundim ka ardhur nga nje analize e kryer nga analisti i Piper Jaffray, Gene Munster.
Munster beson qe analizat, e kryera nga Investing Analytics, tregojne qe iPhone vazhdon te jete smartfoni me i popullarizuar.
“iPhone vazhdon te mbaje me teper “joshje” masive me konsumatore,” tha Munster. “Sipas te dhenave nga Investing Analytics, ne diten dhe pas dites se leshimit te iPhone 5, rreth 2.4 milione cicerima ne total per telefonin ishin bere.”
 
“Ne krahasim, Galaxy S4 kishte 440,000 cicerima ne total ne te njejten periudhe (diten e leshimit dhe nje dite me pas),” vazhdoi ai.
“Ne besojme qe kjo demonstron qe derisa interesimi ne Galaxy S4 eshte ne rritje, Apple vazhdon te mbaje nje udheheqje te dukshme si smartfoni me “joshjen” me te gjere tek konsumatoret.” (PC World Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0