Investimet e huaja direkte në rënie

Investimet e huaja direkte në rënie


Një një vit, investimet e huaja në Shqipëri kanë rënë mbi 4%. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për nëntë muajt janar-shtator ishin me pak se 680 milionë euro investime të huaja direkte.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, energjia vijon të kryesojë si sektori që ka tërheur më shumë investime, çka nënkupton më saktë vijimin e projekteve tashmë drejt fundit të gazsjellësit “TAP” dhe Hidrocentralit “Devoll Hydro-Power”. Të dhënat tregojnë se po investohet në projektet e nisura ose po ri investohet lehtësisht nga vetë bankat në sistemin financiar.

Ndërmjetësimi financiar ka marrë këtë periudhë mbi 10% të totalit të investimit të huaj.

Krahas ekspertëve, së fundi edhe ministri i Financave dhe Ekonomisë ka shprehur shqetësimin për “shterimin”e investimeve të reja. Në një konference për shtyp të zhvilluar muajt e fundit, Ministri Arben Ahmetaj, është shprehur se zëvendësimi i projekteve të mëdha në energji me projekte të tjera mbetet një sfidë. Qevera pretendon të tërheqë investime në 2018-ën në sektorin e turizmit, ku ka ofruar një paketë të plotë lehtësisht për investimet e reja në hotelet me 4 dhe 5 yje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0