Një investim prej 3.3 milionë euro në Novoselë të Vlorës, pritet të përpunojë metale. Fabrika e përpunimit të metalit u inagurua së fundi në praninë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe Kryetarit të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli.
Konsorciumi që do të prodhojë metale për tregun e huaj, përbëhet nga sipërmarrës italianë e shqiptarë. Praninë e ministrit, sipërmarrësit e shfrytëzuan për të shprehur shqetësimin e tyre për furnizimin me energji. Ministri Gjiknuri tha se, “investimi i ri i Operatorit të Shpërndarjes do të bëjë të mundur që energjia këtu të vijë pa ndërprerje dhe vitin tjetër do të planifikojmë edhe investim për ta kthyer këtë zonë në 20 kilovolt.”
Aktualisht në Shqipëri, përpunohet minerali i kromit. Me uzinat e Alb Crome, kromi i nxjerrë ngan minierat e kësaj kompanie, por edhe të tjera përpunohet në ferro-krom. Përpunimi, ndihmoi në rritjen e vlerës së eksporteve të metaleve me 30% vitin e kaluar, ndërsa siguroi më shumë qëndrueshmëri të eksporteve kur ra ndjeshëm çmimi i mineraleve në tregjet ndërkombëtare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.