Intesa Sanpaolo Bank Albania, ka një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti



Pas ngjarjeve tragjike që tronditën vendin në 26 Nëntor 2019, Këshilli Drejtues i Intesa Sanpaolo Bank Albania ka vendosur të ofrojë skema financiare të hartuara posaçërisht për qytetarët dhe sipërmarrjet e prekura nga tërmeti .

“Plani i Mbështetjes për të Prekurit nga Tërmeti”, vlen për qytetarët që kanë humbur të afërmit, banesat, bizneset, vendet e punës si dhe subjektet që kanë nevojë për financim të ri për të riparuar dëmet, për të mbuluar kostot e zhvendosjes dhe për plotësimin e nevojave të tjera të menjëhershme.

Ky Plan do të ofrojë mundësinë e shtyrjes ose riskedulimit të ripagimit të kredisë (hipotekore, personale ose biznesi) dhe financime të reja për riparime ose qëllime të tjera që lidhen me objektivat e këtij plani.

Ai është krijuar për të ofruar opsionet e mëposhtme financiare:

-Klientët ekzistues të Intesa Sanpaolo Bank Albania të cilët kanë një kredi hipotekore/ personale/ biznesi do të kenë mundësinë të aplikojnë për:

  1. Ndërprerjen e përkohshme të pagesave të kësteve të kredisë (moratorium) për një periudhë deri në 12 muaj. Pagesa e këtyre kësteve do të shtyhet në fund të periudhës së ripagimit.
  2. Ristrukturimin e një kredie ekzistuese me qëllim zvogëlimin e shumës së pagesave periodike dhe zgjatjen e maturimit të kredisë.

Lexo: Intesa Sanpaolo Bank dhe BERZH firmosin marrëveshjen në mbështetje të bizneseve të zotëruara dhe drejtuara nga gratë

-Klientët e rinj të Intesa Sanpaolo Bank Albania: Të gjitha aplikimet për kredi afatshkurtër ose afatmesme do të gëzojnë një periudhë shtyrje pagimi (grace-period) prej 6 muajsh dhe një normë interesi preferenciale.

Më shumë informacion në lidhje me “Planin e Mbështetjes për të Prekurit nga Tërmeti” do të publikohet në faqen zyrtare të Intesa Sanpaolo Bank Albania (www.intesasanpaolobank.al). Të interesuarit mund të drejtohen në secilën prej 35 degëve të Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Kontributi dhe mbështetja për familjet dhe bizneset e prekura nga tërmeti do të vazhdojë të jetë një përparësi për Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Informacion për media:  [email protected]

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale