INSTAT: Vetëm 1% e ndërmarrjeve janë të mëdha

INSTAT: Vetëm 1% e ndërmarrjeve janë të mëdha


Diferenca mes ndërmarrjeve të mëdha dhe mikro sa vjen e rritet në Shqipëri. Të dhënat e fundit të Insititutit të Statistikave tregojnë se në total janë më pak se 1150 ndërmarrje që kanë mbi 50 të punësuar, çka përkon me rreth 1% të ndërmarrjeve në total. Të dhënat e përpunuara i përkasin anketës strukturore të vitit 2016.

Bizneset e vogla deri me 4 të punësuar janë 97 mijë ose 89% e totalit të bizneseve të regjistruara në vend. 5.9% e ndërmarrjeve, (6,351) numërojnë 4-9 të punësuar ndërsa rreth 4% kanë 10-49 të punësuar.

Bizneset me mbi 50 të punësuar realizuan mbi 44% të shitjeve neto, sipas INSTAT. Këto ndërmarrje zunë 40 % të të punësuarve gjithsej dhe realizuan mbi 47% të investimeve.

Ndërkohë, gati 90% e sipërmarrjeve, (1-4 të punësuar) punësuan gjithsej gati 33 % të të punësuarve dhe realizuan rreth 15% të shitjeve neto.

Për vlerën e shtuar që realizojnë, bizneset e vogla duken më efektive në sektorin e shërbimeve ndërsa në të gjthë sektorët e tjerë, më shumë vlerë në ekonomi sjellin sipërmarrjet e mëdha me mbi 50% të punësuar.

Për shkak të maturimit të tregut, por edhe disa politikave mbi tregtinë që po ndiqen së fundi nga qeveria, mikro ndërmarrjet duket se do ta kenë më të vështirë mbijetesën në treg.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0