INSTAT: Paga mesatare në vend arrin 60 mijë lekëshin. Inflacioni i lartë rrezikon zhvlerësimin - Business Magazine Albania

INSTAT: Paga mesatare në vend arrin 60 mijë lekëshin. Inflacioni i lartë rrezikon zhvlerësimin

Paga mesatare në Shqipëri ka arritur drejt 60 mijë lekëshit. Në tremujorin e katërt të 2021-it pagat pësuan rritje me 8.4%, një nga rritjet më të forta në pesë vitet e fundit.  

Por, kjo rritje në paga u zbeh nga inflacioni. Rritja e çmimeve ka gërryer gjysmën e rritjes në nivelin e pagës mesatare.

Rritja e fortë e pagave erdhi nga kompanitë në fushën e “Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit” dhe ato të “Informacionit dhe Komunikimit”, që përfshijnë kompanitë teknologjike dhe ato të telekomunikacionit.

Lexo edhe: Ministrja e Financave: Fiskalizimi funksionoi. Nisin kontrollet për deklarimin e punonjësve

Në kontrast me kompanitë financiare pagat e të cilave janë dy herë më të larta sesa mesatarja kombëtare, në sektorin e bujqësisë pagat janë 40% më të ulëta, duke treguar se niveli i pabarazisë në paga në vend vazhdon të thellohet.

Ndërkohë, në administratën shtetërore paga mesatare ka arritur 70 mijë lekë, ndërsa në sektorin privat  54 mijë lekë.

Në vend, profesioni më i paguar vazhdon të mbetet ai i deputetëve dhe nëpunësve të lartë të shtetit, ndërsa pas tyre vijnë specialistët me arsim të lartë, sipas statistikave zyrtare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0