Instagram, tashmë i disponueshëm për Windows 10 - Business Magazine Albania

Instagram, tashmë i disponueshëm për Windows 10


Aplikacioni Instagram më në fund është i disponueshëm për Windows 10 për PC dhe tabletë.

Aplikacioni, i cili mori rreth gjashtë muaj për të ardhur, pas shpalljes në Build 2016, ofron veçori të tilla për Windows-10 të tilla si “Live Tiles”, njoftimet dhe aftësinë për të parë historinë.

Për pjesën më të madhe, aplikacioni për PC dhe tabletë përmbajnë gati të gjitha tiparet tashmë në dispozicion në versionin Mobile të Windows 10 të tilla si kërkimi, eksplorimi dhe mesazhet direkt në Instagram .

Tipari më i rëndësisshem është aftësia për të parë historinë, si dhe mund të postoni dhe të redaktoni fotot – gjëra që ju nuk mund t’i bëni nëqoftëse ju thjesht shkoni në Instagram.com.

Por duhet të keni parasysh diçka kur postoni dhe redaktoni fotot: Karakteristikat janë në dispozicion vetëm në PC dhe tabletë me touchscreen.

Aplikacioni nuk duket shumë mirë i optimizuar për ekrane të gjerë. Siç mund t’a shikoni në screenshot-in më poshtë, ka shumë hapësirë të lenë bosh në të majtë dhe të djathtë të ekranit. Është shumë e qartë që aplikacioni është dizenjuar për të punuar më mirë në tabletë, të cilat janë të përdorura më së shumti në formën vertikale.

instagram-tashme-i-disponueshem-per-windows-10-business-mag

 

Burimi: Shkruar nga Raymond Wong dhe publikuar në mashable.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0