Instagram lançon IG Lite në Google Play Store
Përditësuar së fundmi: 10/08/2018

Instagram lançon IG Lite në Google Play Store

Share
nga Anerola Torollari
Gus 10, 2018
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Gjiganti i rrjeteve sociale ka lançuar ditën e Martë versionin e tij të Instagram Lite, i cili është projektuar për të reduktuar përdorimin e hapësirës së smartfonëve tuaj. U lançua në Google Play Store, një javë pasi shkoi një miliardë përdorues.

Aplikacioni synon tregje të reja, veçanërisht në vendet ku përdorimi i hapësirës së telefonit është i shtrenjtë. Vetëm 573KB, Instagram Lite konsumon 55 herë më pak hapësirë sesa aplikacioni kryesor prej 32 Mb, duke kursyer hapësirë dhe të dhëna, të cilat janë shqetësime të rëndësishme në mesin e përdoruesve të Instagram.

Ne po testojmë një version të ri të Instagram për Android që merr më pak hapësirë në pajisjen tuaj, përdor më pak të dhëna dhe hapet më shpejt,” tha një zëdhënës i Instagram.

Lexoni: Si funksionon algoritmi i Instagram

Përshkrimi i Instagram LitePlay Store tregon se aplikacioni “është i vogël, duke ju lejuar të kurseni hapësirë në telefonin tuaj dhe ta shkarkoni më shpejt.”

Me versionin Lite të IG mund të postoni dhe filtroni fotot tuja, të hyni në Stories dhe të përdorni faqen Explore. Sidoqoftë, videot dhe mesazhet janë hequr nga aplikacioni i ri, por Instagram nuk ka thënë nëse do të përfshihen edhe reklamat.

IG Lite po kalon testimin beta në Meksikë dhe më pas do të vazhdojë me vende të tjera që do ta testojnë deri në fund të këtij viti.

/modernghana


Evente

Pastrojmë Durrësin

Gusht 26, 2018
9:30 AM

TEDxTirana 2018 – Lidhshmëria

Shtator 15, 2018
5:30 PM - 8 PM

AllWeb Albania 2018

Tetor 11, 2018
9 AM - 6 PM