INNVEST zhvillon Akademinë e Menaxhimit të Inovacionit

INNVEST zhvillon Akademinë e Menaxhimit të Inovacionit

INNVEST

INNVEST në partneritet me ICT Hub nga Serbia me mbështetje të EU for Innovation, do të zhvillojë Akademinë 5-ditore të Menaxhimit të Inovacionit – programi i parë i stilit bootcamp në Shqipëri. Qëllimi i këtij programi është përmirësimi dhe nxitja e inovacionit individual, rritja e kapaciteteve dhe kompetencave duke forcuar kështu vetë organizatën.

Akademia paraqet një mundësi të pazëvendësueshme për të mësuar se si të identifikosh risi në kompaninë tuaj, si të fillosh të implementosh procese innovative dhe si t’i menaxhosh ato në mënyrën e duhur.

Në datat 19-23 Tetor, në hapësirat e Innospace do të zhvillohen 5 ditë të plota me trajnime intensive dhe workshop-e të drejtuara nga disa nga ekspertët më të mirë të fushës në rajon dhe më tej.

Qëllimi është të bëjmë bashkë 12-15 pjesmarrës, duke ruajtur të gjitha masat e sigurisë, të cilët do të ndërveprojnë dhe konsultohen me mentorët në dispozicion, lidhur me të gjitha nevojat e evidentuara nga pyetësori (një pyetësor i shpërndarë në kompani të ndryshme në Shqipëri).

Duke garantuar përfshirjen e njohësve më të mirë të metodologjive të inovacionit si dhe duke përfituar nga partneriteti me ICT Hub, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të trajnohen përgjatë 5 ditëve të akademisë nga Sandra Nesic, Lead Business Designer & Innovation Manager, së bashku me Jelena Saranovic, Business Designer & Content Manager.

Gjithashtu, pjesë të ekipit të trajnuesve në IMA do të jenë dhe Sonja Kresojević, eksperte me eksperiencë botërore në inovacionin në korporata, sipërmarrjen dhe transformimin dixhital, si dhe  Afonso Rebelo de Sousa, trajnuesi jonë i besuar kur bëhet fjalë për krijim, zhvillim dhe menaxhim të startapeve në korporata.

Sesionet me Vladimir Vulić, një konsulent menaxhimi në zë, do të ketë një vlerë të shtuar për pjesëmarrësit, së bashku me ato të ekspertëve Kristina Petrova and Hristo Stankushev.

PSE DUHET TË PËRFSHIHENI NË IMA?

Inovacioni duhet të menaxhohet. Që kompanitë të bëhen më dinamike dhe inovative, të ndërmarrin risqe dhe të mos kenë frikë të adoptojnë metodologji që synojnë të përqendrohen më shumë tek përdoruesi dhe zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve që kërkon tregu – ata duhet të gjejnë një mënyrë të re të funksionimit.

Kjo është arsyeja pse AMI u krijua si një program intensiv i planifikuar me kujdes që synon të nxisë aftësi për inovacione individuale dhe organizative, të cilat nga ana e tyre përmirësojnë kompetencat e inovacionit të secilit individ, duke forcuar kështu vetë organizatën.

SI DO TE ORGANIZOHET IMA?

Ky program 5-ditor do të prezantojë:

Eksperienca për mënyrën e menaxhimit të inovacionit në ndërmarrje;

Përgjigje mbi kushtet që nevojiten për ta bërë inovacionin brenda një kompanie pjesë të një mentaliteti dhe mënyrës së përditshme të të punuarit;

Parime, mjete dhe metoda për të forcuar aftësitë e inovacionit të njerëzve dhe ekipeve që merren me inovacionin. Modele të reja të biznesit dhe praktikave të inovacionit;

Mënyra për të krijuar një mjedis më të mirë sipërmarrës për ata që duan një shans për të kthyer idetë në biznes, duke ndryshuar në këtë mënyrë organizimin e tyre për mire;

Mundësitë për të shkëmbyer përvoja dhe praktika të mira me individë që janë pjesë e kësaj fushe.

Inovacionit vjen më afër se kurrë dhe në kohën më të përshtatshme. Për më shumë informacion:

E-mail: lorenagjana@innvestfund.com

Web: www.innvestfund.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0