Inno-Tech Camp Tirana, programi i ri që mbështet të rinjtë sipërmarrës në fushën e teknologjisë

Inno-Tech Camp Tirana, programi i ri që mbështet të rinjtë sipërmarrës në fushën e teknologjisë


Inno-Tech Camp Tirana është një aktivitet tre ditor i hartuar për t’u ardhur në ndihmë të gjithë startup-eve (kompanive të reja) në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, të krijuara nga të rinjtë e moshës 18-25 vjeç, nëpërmjet lidhjes me disa nga trajnerët dhe mentorët më të mirë të fushës brenda dhe jashtë vendit, për një biznes më të mirë dhe të suksesshëm.

Projekti do të zbatohet nga CBTL (Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership), me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Këndit Amerikan (American Corner), si dhe në partneritet me Innovate, Klaster i Inovacionit në Shqipëri. Kompanitë që do të përfitojnë do të jenë vetëm ato të cilat janë aktive dhe e kanë kaluar fazën e ideimit/konceptimit dhe duhet të jenë krijuar brenda tre viteve të fundit.

Të rinjtë sipërmarrës mund të jenë nga çdo qytet i Shqipërisë.

Aplikimet do të vlerësohen nga një komision i pavarur i përbërë nga profesionistë të fushës, nga ku do të përzgjidhen 15 startup-et më të mira për të marrë pjesë në Inno-Tech Camp Tirana (individë ose ekip).

Inno-Tech Camp Tirana do të jetë i ndarë në dy faza, 1 – 2 Mars 2019 dhe 9 Mars 2019. Detajet e organizimit, si vendi dhe axhenda do të ndahen vetëm me të përzgjedhurit nga komisioni.

Gjatë ditëve të aktivitetit të rinjtë do të marrin njohuri për temat që lidhen me një meaxhim më të mirë, siç janë prezantimi i idesë, marketingu dixhital, shitje dhe marketing, të menduarit kreativ (design thinking), planifikimi dhe kërkimi për financime, nga një ekip mentorësh dhe trajnerësh profesionistë të biznesit dhe teknologjisë. Ata do të kenë mundësi të vlerësohen para një jurie profesionistësh dhe përfaqësues biznesi. Nëse do të jenë të suksesshëm do të mund të mbështeten prej tyre.

Ky model i Inno-Tech Camp Tirana është i përshtatur sipas modeleve  të suksesshme në Silicon Valley për startup-et.

*Për të gjithë individët/startup-et e interesuar, do të zhvillohen takime e pritje informuese në datë 12/02/2019 në ambientet e American Corner, Tiranë, prej orës 16:00 – 20:00.

Ju lutem rezervoni takimin në adresën e email: inno-tech@sipermarres.org.

Kliko Këtu për të shkarkuar formularin e aplikimit. Afati i fundit për dorëzim është data 17 Shkurt 2019.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0